Shtyhet seanca për Belerin/ Kryebashkiaku i zgjedhur: Betimi respekton vullnetin e qytetarëve

Shtyhet seanca për Belerin/ Kryebashkiaku i zgjedhur: Betimi respekton vullnetin e qytetarëve

12:26, 24/01/2024
A+ Aa A-

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri lidhur me kërkesën për lejen e posaçme të betimit.

Avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Daniel Shirka, e cila ka rrëzuar disa kërkesa të Belerit në të kaluarën. Sipas tyre, shqyrtimi dhe vendimi duhet të bëhet dhe jepet jo me një anëtar, por me 3, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës së Lartë. 

Seanca u shty për në datën 29 janar, teksa brenda kësaj kohe duhet që gjykata të shprehet mbi kërkesën e përjashtimit të gjyqtares Shirka. 

Vetë Beleri ishte i pranishëm në seancë ku tha se betimi nuk është marrja e postit, por respektimi i vullnetit të qytetarëve.

Ndërkohë po ditën e sotme Fredi Beleri ka një tjetër seancë në orën 13:00. Kjo e fundit bëhet mbi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës nga arresti në burg që është aktualisht në një masë më të butë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco