Debatet për reformën zgjedhore, reagon OSBE-ODIHR: Të gjitha palët të angazhohen në proces

12:06, 24/01/2024
A+ Aa A-

Pas PE, edhe zyra e OSBE/ODIHR i bën thirrje autoriteve shqiptare për një reformë elektorale gjithëpërfshirëse, si mënyra e vetme për të përmirësuar procesin e ardhshëm zgjedhor. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, zyra e OSBE/ODIHR në Varshavë,  kërkon që të adresohen pa humbur kohë rekomandimet e këtij misioni, duke vënë theksin tek perdorimi I administratës zgjedhore dhe shitblerja e votës.

Në kulmin e debateve mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore,  zyra e OSBE odihr me qendër në  Varshavë bën thirrje   për një referjmë gjthëpërfshirëse, si e vetmja mënyrë për të përmirësuar procesin zgjedhor. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Drejtori I OSBE Odiher Matteo Mecaci, përshëndeti  vendimin e autoriteve per të ripertërirë angazhimin e tyre ndaj  kësaj reforme jetike, ndërsa na ndajnë vetëm 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare

 “I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve”.

Ndërkohë në deklaratën për shtyp behët thirrje që të  përmbushen pa humbur kohë rekomandimet e osbe ODIHR   per problematikat në zgjedhjet e kaluara, duke vën theksin tek perdorimi I administratës publike nga qveeria dhe fenomeni I shitblerjes së votës

 ‘Është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktikë dhe realisht të arritshëm, që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it dhe në adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ndër përparësitë kryesore janë parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe shitblerja e votës, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore’

Sipas zyrës së OSBE/ODIHR  shqipëria ka zbatuar plotësisht vetëm 3 rekomandime  të misionit të OSBE ODIHR, një pjesë e tyre nuk është përmbushur si duhet, ndërsa shumë prej rekomandimeve nuk janë adresuar ende. Më herët edhe PE, përmes projektrezolutës së Kpmisonit të Asocimit I tërhoqi vëmendjen qeverisë për një reformë të njëanshme Zgjedhore, teksa bëri thirrje për pëfshirjem e menjehershme të të opozitës në këtë proces

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco