Alizoti: Trishtim! Një hetues i sigurimit, heton sot themeluesin e PD! Izolim politik, për të asgjësuar opozitën

Alizoti: Trishtim! Një hetues i sigurimit, heton sot themeluesin e PD! Izolim politik, për të asgjësuar opozitën

20:09, 23/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti ka folur për përdorimin e drejtësisë së re si 'drapër' kundër opozitës, si dhe dosja Mcgonigal, ku VOA nxjerr zbuluar Ramën dhe SPAK.

Alizoti u ndal te procesi penal ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, ku sipas tij është trishtim i madh që një hetues i sigurimit të shtetit, heton sot themeluesin e PD.

Sipas deputetit demokrat, pas 13 vitesh, nuk mund ta ndalosh sot liderin e opozitës të flasë dhe të ketë një komunikim me mediat, pasi ky është një izolim politik për të asgjësuar aksionet më të mëdhaja të  opozitës.

Alizoti: Një hetues i sigurimit të shtetit, heton themeluesin e PD-së në vitin 1990, heton liderin historik sot, për të vënë drejtësi. Edhe vetë kjo mua më trishton, më bën të ndihem keq. Ore gjithë këto njerëz që u vranë, u varën, u torturuan sikur ishte diçka kot.

Kur Berisha ishte kryeministër, të gjithë këta që punuan me Berishën nuk e panë si anëtar të partisë. Dua të flas haptas, por unë personalisht nuk e shikoj sepse sot Berisha nga ana pragmatiste nuk më jep asnjë lloj gjëjë. Në këtë situatë që është PD, unë si Alizot nuk fitoj asgjë. Nga ana emocionale, historike, mendoj se unë dhe shumë demokratë të tjerë, duhet që atë njeriun me të mirat dhe me të këqijat dhe me gjynahet e tij, që themeloi këtë parti, që bëri ato beteja, që u ndërtua një rrugë e madhe dhe u bashku kombi shqiptar, që Shqipëria hyri në NATO, që sakrifikoi shumë dhe fakti që vetëm ai përndiqet sot dhe nuk përndiqet asnjë njeri tjetër, për mua tregon që është në rrugë të drejtë. Kohët e vështira tregojnë njerëzit e vërtetë. Dhe në kohët e vështira vuajnë njerëzit e vërtetë.

Nga ana etike dhe historike, shumë demokratë që mund të kenë qënë edhe kundra atij, duhet të ishin kundra kur ai ishte në pushtet, jo sot kur ai ‘ka rënë nga figu’. Dhe kjo tregon vlerë. Unë atje ika për figurën historike Berishë, jo për individin Sali Berishë. Berisha është një figurë historike që nuk e shmang dot askush, ata që e duan dhe ata që nuk e duan. Vendin e tij e ka në pozicion historik.

Mua si Alizot më takon që të paktën një fjalë, një vajtje, një mbështetje për një njeri që bashkë me shumë të tjerë në vitet 1990, 1991, 1992, iniciatorë të pluralizmit dhe ndryshimeve në Shqipëri, të paktën demokratët por edhe ata tirons duhet të jenë edhe ata që ta mbështesin sepse ai për ata po përndiqet.

Mosmirënjohja, për mua, është akti më vrastar i njeriut, akti më i turpshëm i njeriut. Kjo është arsyeja që vetë më erdhi një mendim që pas 30 vitesh të bëjmë serish të njëjtën gjë.

Politikisht është e gjitha kjo. Si lodhin kohën që shpjegojnë situatën. Kjo nuk është një gjë juridike kjo është një gjë totalisht politike.

Pas 13 vitesh, nuk mund ta ndalosh sot liderin e opozitës të flasë dhe të ketë një komunikim me mediat. Ky është një izolim politik për të asgjësuar aksionet më të mëdhaja të  opozitës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco