Nuk është shaka/ Pistat e hetimit për dy kërcënimet e njëpasnjëshme të gjyqtares Kelliçi dhe kancelarit të Gjykatës: 'Dyshohet një Prokuror!'

Nuk është shaka/ Pistat e hetimit për dy kërcënimet e njëpasnjëshme të gjyqtares Kelliçi dhe kancelarit të Gjykatës: 'Dyshohet një Prokuror!'

19:06, 23/01/2024
A+ Aa A-

Syri mëson detaje të reja nga pistat e hetimit në lidhje me dy kërcënimet e njëpasnjëshme të Gjyqtares Kelliçi.

Kërcënimi i parë lidhet me një prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili sipas një kallëzimi të depozituar nga Kancelari i Gjykatës ka çuar mesazhe e thirrje kërcënuese për këtë të fundit dhe për gjyqtaren Këlliçin.

Prokurori dyshohet se ka përmendur fjalë të tilla si: do ju vras, nuk e shihni dritën e diellit. Këto mesazhe e thirrje janë të dokumentuara dhe janë referuar në Prokurori dhe në ILD. Burime nga hetimi bëjnë me dije se, kallëzimit të depozituar nga Kancelari i janë bashkëngjitur edhe provat përkatëse.

Kërcënimi i dytë lidhet me një letër dërguar Gjyqtares pak më pas nga një IEVP e vendit dhe dyshohet se lidhet me një të burgosur i cili në fakt rezulton i transferuar në një IEVP të ndryshme.

Dyshohet gjithashtu se zarfi nuk është i protokolluar edhe pse mban vula IEVP-je dhe ka kaluar pas disa institucioneve në Gjykatën e Tiranës Dhoma Penale.

Është mësuar gjithashtu se gjyqtarja ka marrë mbrojtje të posaçme e cila për shkak të seriozitetit të kërcënimeve po vijon të plotesohet me mbrojtje edhe nga strukturat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco