Hoxha: Këtu ka një plan kundër Shqiptarëve, Rama po zbaton urdhrat e Sorosit

18:45, 23/01/2024
A+ Aa A-

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, i cili ishte pjesë e protestës kundër ndalimit të kryetarit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se këtu ka një komplot të organizuar dhe vënë në jetë nga Rama ndaj Shqiptarëve në Shqipëri por edhe në rajon  për të mbajtur peng fati e popujve të varfër.

Hoxha ka theksuar se këtu po vidhemi në mënyrën më skandaloze dhe nuk ka ndodhur në 112 vite shtet të këtë një qeverisje më të keqe se sa e Ramës.

"Kjo situatë nuk është e thjeshtë, këtu po vidhemi në mënyrën më skandaloze dhe nuk ka ndodhur në 112 vite shtet të këtë një qeverisje më të keqe se sa e Ramës.

Këtu ka një komplot ndaj shqiptarëve në Shqipëri por edhe në rajon si në Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë e ky komplot po bëhet nga Sorosit që kërkon të mbaj peng fatin e popujve të varfër.

Rama po ndiqte me përpikmëri ato pika të Sorosit që ja dha në vitin 2013. E filloi me dhunë për të ngjallur terror në vend dhe për tu thënë shqiptarëve që nuk pyes për ligje. A ju kujtohet Tahiri që mori cetnikët e terrorizoi pleq e plaka në Lazarat dhe e mbolli Shqipërinë të gjithë me kanabis.

Më pas kapi të gjithë degët e drejtësisë në vend, më pas kapi parlamentin, presidentin dhe për fat të keq kapi dhe opozitën. Kjo gjë mëri fund në vitin 2021 ku ne u ngritëm dhe e përmbysëm këtë realit të opozitës.

Shpopullimi nuk ka qenë i rastësishëm por ishte pjesë e planit të Sorosit, pasi na mungon gjysma e popullisisë edhe pse nuk kemi luftë ose fatkeqësi natyrore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco