Kjo është 'drejtësia e reformuar', mbahet në burg Berisha, lirohen Rrajat

Kjo është 'drejtësia e reformuar', mbahet në burg Berisha, lirohen Rrajat

11:47, 20/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ironizoi me vendimet e djeshme të ‘Drejtësisë së Partisë’, e cila liroi bandën e Rrajave, ndërsa vendosi që të mos lejojë kreun e opozitës, Sali Berisha të shkojë në Kuvend.

“Ky është shteti i Ramës dhe “drejtësia e reformuar”, mbahet në arrest Berisha e lirohen këta…!” shkruan Paloka.

Gjykata vendosi të lirojë bandën politike të Rrajave edhe pse dhunuan barbarisht dy persona duke shokuar opinionin publik.

Për Drejtësinë e Partisë, Rrajat duhen liruar për të vazhduar 'punën', kurse kreu i opozitës duhet penguar që të bëjë punën.

Për Drejtësinë e Partisë, Rrajat nuk janë të rrezikshëm, kurse kryetari i PD është i tillë.

Për Drejtësinë e Partisë, Rrajat nuk kanë kryer krim, edhe pse e gjithë Shqipëria e pa barbarinë e tyre, kurse kreu i opozitës, për të cilin nuk ka as akuzë, as prova, fakte apo dokumente, duhet izoluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco