Kalaja, akuza ndaj bashkëjetueses së Alibeajt: 'Minon procesin'

Kalaja, akuza ndaj bashkëjetueses së Alibeajt: 'Minon procesin'

10:42, 20/01/2024
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja, në një intervistë për CNA, ka folur për denoncimin e bërë ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është bashkëjetuese e Enkelejd Alibeajt.

Sipas Kalasë, Xhaferllari ka marrë pjesë në çdo çështje ku denoncues ka qenë partneri i saj.

Ndërkaq, Kalaja tha se kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, do të çojë në kushtetuese edhe dekretin e Presidentit, por prania e Xhaferllarit minon procesin.

Kalaja bëri apel që të merren masa që në denoncimin e bërë nga opozita ajo të jetë larg konfliktit të interesit.

"Zoti Gaz Bardhi deklaroi se ligjin që dekretoi Presidenti, do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese. Imagjinoni se si mund të sillet ndaj kërkesës së këtij grupi të deputetëve Marsida Xhaferllari, kur bashkëjetuesi i saj ka një qasje komplet kundër me gjithë aksionin opozitar. Zonja Xhaferllari ka qenë pjesë e trupës gjykuese, në të gjitha çështjet ku bashkëjetuesi i saj ka qenë kërkues. Kjo është absurde, e papranueshme. Edhe nëse Xhaferllari, në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, nuk e deklaron këtë gjë, nuk kërkon dorheqjen, siç e përcakton ligji, të marrin masa që ai vendim i Gjykatës të jetë larg konfliktit të interesit", tha Kalaja.

Avokatja e ka denoncuar Xhaferllarin edhe në SPAK, ndërsa kërkon përjashtimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco