Berisha: INSTAT shtyu publikimin e të dhënave të regjistrimit të popullsisë për të sjellë shifrën që u ka urdhëruar Edi Rama

Berisha: INSTAT shtyu publikimin e të dhënave të regjistrimit të popullsisë për të sjellë shifrën që u ka urdhëruar Edi Rama

19:08, 16/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të mos ndalen në këtë betejë pa kthim pasi Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se kjo protestë është dëshmi e dashurisë tuaj për Shqipërinë, sepse në këtë rrokullisje që ajo ka marrë, në këtë nënshtrim të saj nga aleanca e krimit, ju kërkoni ta ndalni.

Postimi:

Berisha: Shtynë publikimin e të dhënave të regjistrimit të popullsisë, u duhen 6 muaj të sjellin shifrën që u ka urdhëruar Edi Rama

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, përulem me mirënjohjen dhe nderimin më të madh para sakrificës tuaj të përnatshme.

Burra dhe gra, djem e vajza që e shndërruat këtë rrugicë në rrugicën më të njohur sot, në rrugicën e shpresës, të optimizmit, dritës për mendjet dhe zemrat e ndrydhura të shqiptarëve.

Çdo natë ju mblidheni këtu në një betejë pa kthim në mbrojtje, para së gjithash të dinjitetit tuaj, të dinjitetit të njeriut.

Mblidheni me guxim dhe dërgoni mesazhin më të rëndësishëm për çdo shqiptar, sepse jeta pa dinjitet është një shkretëtirë e vërtetë.

Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin.

Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.

Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950.

Nuk ka protestë më kombëtare se protesta juaj.

Nuk ka dëshmi më të qartë se sa dashuria juaj për kombin shqiptar.

Kjo protestë është dëshmi e dashurisë tuaj për Shqipërinë, sepse në këtë rrokullisje që ajo ka marrë, në këtë nënshtrim të saj nga aleanca e krimit, ju kërkoni ta ndalni.

Ju kërkoni ta ngrini në këmbë.

Ju kërkoni që Shqipëria të fitojë, të fitojnë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco