KAFE SHQETO/ Sazan Guri: Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë në agjendë zhdukjen e kombit dhe zhbërjen e tij

11:38, 12/01/2024
A+ Aa A-

Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi mbi nivelin e ndotjes në Tiranë, ku u shpreh se Rama dhe Veliaj, kanë në agjendë zhdukjen e kombit dhe zhbërjen e tij.

Nëse doni lidhje mes covid-it dhe situatës mjedisore, kur ato i përputhim, del shumëfish, sepse në Tiranë ndotja e pluhurit është nga 40 që ishte norma, që ata janë 10, dhe janë duke shkuar drejt 1-shit ne jemi duke shkuar 200.

Atëherë kjo do thotë 20 herë më shumë se sa norma.

Pra e tillë qenka Shqipëria, si Europa në vitet 2000, kur ne jemi qytetarë europianë njësoj, pse të jemi të diskriminuar?

Rama dhe Veliaj, e kan axhendë e kanë kalkuluar që të zhdukin, ta zhbëjnë dhe ta ndosin këtë komb, t’ja nxijnë jetën këtij kombi kudo të jetë.

Ma gjen dot një qytetar të kënaqur me këtë qeveri?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco