SYRI TV/ Kontineri i 'Bana King' me drogë? Flet Taulant Balla: Janë duke u hetuar 3 raste të tilla

16:57, 04/01/2024
A+ Aa A-

Taulant Balla tha se jo vetëm kontenieri i “Bana-King” që u fut pa kontroll në Portin e Durrësit dhe u shkarkua në Shkozet, por edhe 2 raste të tjera janë duke u hetuar për skema të ngjashme. I pyetur nëse qëndrojnë dyshimet e forta se mund të jetë futur përmes tyre kokainë, ai shmangu të jepte një përgjigje konkrete. Në konferencën me gazetarët, Balla paralajmëroi rrokadë në funksionet drejtuese të Policisë së Shtetit, teksa dha një koment edhe për policët e zyrtarët që dalin në aplikacionet Sky dhe Encro.

SYRI TV

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë për mediat në Kryeministri për bilancin e 1 viti, u pyet lidhur për një kontenier që kaloi pa kontroll në Portin e Durrësit, dhe u zbras në Shkozet ku qëndroi për 3 orë për tu rikhtyer sërish në port bosh. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Durrësit, doganierët kanë kryer shpërdorim detyre, ndërsa e regjistruan çështjen për kontrabandë mallrash, pavarësisht se janë ngritur dyshime që në kontenierin e firmës “Bana-King” mund të ketë patur drogë. Balla shmangu një përgjigje për çështjen në fjalë, por bëri të ditur ndërkohë se ka hetime jo vetëm për ketë rast, por për 3 të tilla.

Syri Televizion zbardhi dosjen hetimore ku rezulton se Kontenieri i “Bana-King” është nxjerr nga Porti në shoqërimin e një efektivi policie dhe disa personave të paindetifikuar. Ngarkesa shkarkohet në një parkim privat në Shkozet, dhe pas kësaj rikthehet sërish pas rreth 3 orësh në Port për të kryer kontrollin, edhe në këtë rast nën shoqërimin e policit Adelion Vila.  Në dosje evidentohen të dhëna, që ngrenë dyshime se është një rast trafiku narkotikësh, realizuar nën hundën e Policisë dhe punonjësve të kompanisë që menaxhon terminalin e trageteve. Nga katër personazhet e arrestuar deri më tani vetëm për “shpërdorim detyre”, e “kontrabandë mallrash”, rolin kryesor duket se e luan punonjësi i Policisë, Adelion Vila. Ai ka ndjekur kamionin me mjetin e tij, një Benz me ngjyrë gri kontenierin deri në parkim dhe pasi shkarkon kontenierin me banana, ku grupi hetimor thotë se janë zbritur edhe sende të tjera të dyshimta, efektivi rikthehet duke shoqëruar kontenirin në port. Nën shoqërinë e kamionit ka qenë edhe një mjet tjetër, tip Xhip ngjyrë e kuqe, me persona ende të paidentifikuar.  Ndërkohë këtë të enjte Taulant Balla paralajmëroi edhe ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, ku tha ndër të tjera se nuk mund të vijojnë gjithmonë me gradën drejtuese të njëjtët persona pavarësisht performancës.

Balla foli edhe për përdorimin e aplikacioneve Sky dhe Encro nga punonjësit e Policisë, ku tha se afati I dorëszimit të formularëve përfundon të premten e 5 janarit, teksa sqaqroi edhe motivin pse është ndërmarrë një nismë e tillë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco