Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Fredi Beleri liohet nga qelia për 6 orë, aprovohet leja për të shkuar në varrimin e gjyshes

15:23, 31/12/2023
A+ Aa A-

 

Kreu  zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka lënë qelinë vetëm për 6 orë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij në Vlorë.

Leja i është aprovuar nga Ministria e Brendshme, teksa me herët ai kishte kërkuar leje për të vizituar në spital, por i ishte refuzuar.   

Ndërkohë që prej 14 majit 2023 kur fitoi mandatin e kryebashkiakut te Himares Fredi Belerit i mohohet e drejta e betimit përmes ping-pongut të gjykatave lidhur me kompetecenën për ti dhënë lejen për tu betuar. 

Pengesat për betimin e Belerit si kryebashkiak janë trajtuar si problem edhe në Bruksel dhe mund të kenë pasoja në procesin e integrimit për Shqipërinë.

SYRI TV

 

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave,  ka lënë qelinë ditën e sotme, për vetëm gjashtë orë. Arsyeja për këtë liri të pjesshme ishte  ndarja nga jeta e gjyshes së tij.

Pas lajmit të hidhur, Fredi Beleri ka aplikuar për leje, që i është aprovuar nga Ministria e Brendshme.

Beleri  u shoqërua  nga punonjës policie, nga fillimi i ceremonisë mortore, deri në fund të saj. Më pas, nën masa të rrepta sigurie, pas ceremonisë së zhvilluar në Himarë  u bë kthimi në qelitë e burgut të Fierit.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri më herët  ka kërkuar leje nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për të takuar gjyshen, por i është refuzuar.

Por deri tani  Fredi Belerit i është refuzuar leja për t’u betuar si kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, teksa leja e vetme që ju dha atij ishte për fatkeqësinë familjare.

 Kërkesat e Fredi Belerit për betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës më 14 maj,  janë kthyer në një histori qesharake   ping-pongu mes gjykatave e burgjeve, pasi nuk po ndajnë dot përfundimisht kompetencën.

Avokatët e Belerit kanë bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme që të lejohet për tu betuar, por Atalanta Zeqiri iu komunikon se nuk është kompetencë e saj por e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Për këtë iu drejtuan Burgjeve, por kërkesa  u rrëzuar.

Pas këtij vendimi i janë drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme ku ankimojnë vendimin e burgjeve duke e konsideruar të paligjshëm.

Ndryshe nga gjyqtarja Zeqiraj, në vendimin që Syri Televizion disponon, evidentohet se gjyqtarja që i ka rënë çështja Fjorela Davidhi e ka shqyrtuar çështjen dhe ka argumentuar se nuk i përket kompetenca GJKKO-por Gjykatës së Durrësit, por edhe kjo gjykatë shpalli moskpetencen.

Kur kishte mbetur si hallka e fundit që do të vendoste mbi kërkesën e Fredi Belerit për tu lejuar të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, edhe Gjykata e Lartë iu bashkua ping-pungut të kompetencave, duke argumentuar se drejtën lejen e kanë GJKKO dhe SPAK, por GJKKO e ka rrëzuar disa here kërkesën për leje të Belerit.

Kjo zvarritje  e dirigjuar në Kryeministri ka shkuar deri në Parlamentin Evropian, teksa Shqipëria rrezikon pasoja në raport me çështjen e integrimit.

Fredi Beleri është njohur nga Komisioni qendror i Zgjedhjeve si kandidat fitues i zgjedhjeve të 14 majit.  Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve teksa SPAK e akuzon për korrupsion zgjedhor dhe prej asaj kohe mbahet në qeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco