Skandali me kallëzimin e rremë të Ballës/ Malltezi: Tualeti i PS e quan Jakomonin, Jako Mane

Skandali me kallëzimin e rremë të Ballës/ Malltezi: Tualeti i PS e quan Jakomonin, Jako Mane

15:18, 31/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi publikoi edhe një tjetër skandal nga kallëzimi i rremë i Taulant Ballës për çështjen e kompleksit Partizani.

Në padinë e rreme, Taulant Balla shkruan se pronarët e tokës ku ishin ngritur kompleksi, janë shpronësuar nga Italia fashiste.

Por ky ishte një mashtrim i hapur, për shkak se pronarët e tokës nuk janë shpronësuar nga Italia, por vetëm sa janë rekuizuar, diçka krejt ndryshe.

Pavarësisht këtij mashtrimi, SPAK e mori çështjen në dorë dhe e nisi atë bazuar mbi një mashtrim.

Ndërkohë Malltezi tregon edhe një tjetër skandal në padinë e Ballës.

Në kallëzimin e rremë, ai shkruan se mëkëmbësi i mbretit Jakomoni, quhet Jako Mane.

“HUMOR nga TUALETI i PS dhe i gjithë vendit: Mëkëmbësin e mbretit Jakomoni e quan Jako Mane!!! Dhe firma sa gjithë faqja.

Bën kallëzim të rremë pa teklif se prokurorët i ka për letër higjienike që kanë konfirmuar kallëzimin e rremë e nuk guxojnë të zbatojnë ligjin. Tualeti edhe kur gënjen, nuk ia ka idenë për çfarë flet. Ky na qenka DOKTOR i SHKENCAVE!

Kaq pisa politikë i ka bërë edhe komisarët politikë servilë në SPAK-GJKKO. Palaço,” shkruan Malltezi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco