Kosova kërkon reagim vendimtar nga BE për qasjen destruktive të Serbisë

Kosova kërkon reagim vendimtar nga BE për qasjen destruktive të Serbisë

14:34, 31/12/2023
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa ka përmendur disa nga arritjet e qeverisë brenda vitit 2023, ka treguar edhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm.

Bislimi ka thënë se gjatë vitit 2024 presin që bashkësia ndërkombëtare të reagojë lidhur me agresionin në Banjskë më 24 shtator si dhe qasjen destruktive të këtij vendi në tërësi.

“Në 2024, duhet reagim më vendimtar edhe nga ana e BE-së në dënimin e agresionit në Banjskë, qasjes shkallë-shkallë gjithnjë më eskaluese të Serbisë dhe mungesën e konstruktivitetit nga ana e tyre në dialog”, shkruan ai në Facebook.

Bislimi thekson se një nga arritjet e qeverisë është edhe zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave.

“Arritëm të zhbllokojmë procesin e liberalizimit të vizave e tashmë pak orë na ndajnë nga fundi i regjimit të vizave. Zhvilluam edhe fushatën informuese, për të pajisur të gjithë qytetarët me informatat e nevojshme për udhëtime pa viza. E kemi bërë hapin e parë drejt anëtarësimit në BE në 2022 përmes dorëzimit të aplikimit në Pragë, e ku këtë vit punuam me Presidencën suedeze të Këshillit të BE-së, për trajtimin e kërkesës e për të cilët jemi falënderues për bashkëpunimin. Kërkojmë edhe më shumë këtë vit, nga presidencat e ardhshme belge e hungareze, sepse Kosova meriton të shkojë tutje drejt integrimit në familjen evropiane”, shkruan Bislimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco