Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Mbështetës të PD poshtë banesës së Berishës, demokratë dhe qytetarë solidarizohen me liderin

13:15, 31/12/2023
A+ Aa A-

 Viti 2024 e gjen Shqipërinë me liderin e opozitës të arrestuar dhe me rrëshqitjen e frikshme të vendit drejt një diktature të re.

SYRI TV- 24 orë pas arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, mbështetës të Partisë Demokratike, janë vendosur pranë banesës së kreut demokrat, Sali Berishës,në shenjë solidarizimi, pas procesit politik ndaj tij. Që në orët e para të mëngjesit, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike si dhe drejtues të lartë të kësaj force, mbërritën në rrugën  Mustafa Matohiti, poshtë banesës së  kryetarit të PD, duke dënuar arrestimin e liderit të opozitës shqiptare, i cili është vendosur në arrest shtëpie me mbikqyrje policore që prej ditës së shtunë.

Edhe përfaqesues të lartë të Partisë Demokratike  dhe deputetë të opozitës iu bashkuan mbështetësve të djathtë.

Dy nënkryetarët e PD, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi mbajtën fjalën e tyre duke thënë se arrestimi politik i Berishës, nuk do e ndalë aksionin e opozitës.

 

Kreu i departamentit Brain Gain në PD, Andi Mustafaj deklaroi se me arrestimin e liderit të opozitës nuk rrezikohet vetëm Partia Demokratike, por e ardhmja e të  gjithë qytetarëve.

Vetë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës e kanë akuzuar Kryeministrin e vendit Edi Rama si arkitektin e arrestimit dhe izolimit të udhëheqësit demokrat.

Vendimi i Gjykates Speciale e rendit Shqipërinë në mesin e regjimeve diktatoriale, si Rusia, ku pushteti mban të arrestuar liderin e opozitës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco