SYRI TV/ Të rinjtë e ‘Brain Gain’ ngujohen tek PD, protestë kundër arrestimit të Berishës

12:53, 31/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Të rinjtë e departamentit Brain Gain, në PD, u ngujuan ditën e djeshme, në selinë blu në shenjë protestë, kundër arrestimit të Kreu demokrat, Sali Berishës. Të rinjtë ndanë shqetësimin për kthimin e diktaturës në vend, dhe përpjekjeve për të zhdukur opozitës, përmes arrestimit të liderit të saj.

Të rinjtë qëndruan gjatë gjithë natës, në sallën “Pjetër Arbnori” në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike në formë proteste ndaj situatës aktuale në vend, ku ndarja e pushteteve është tashmë inekzistente dhe vendi po shkon drejt  diktaturës. 

Edhe drejtuesi i departamentit te Brain Gain, Andi Mustafaj,  ndau mendimet e tij për demokracisë që është kthyer në një fasadë për të fshehur autokracinë e instaluar.

Të  rinjtë e Brain Gain, shprehën bindjen se përdorimi I kujtesës, i simbolëve si forcë përbashkuese dhe shpërndarja në gjithë anët e vendit, do rrisë besueshmërinë e qytetarëve te opozita. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco