Bylykbashi: Është goditur lideri i Opozitës, nuk ka më demokraci në Shqipëri!

12:23, 31/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, së bashku me një grup deputetësh dhe mbështetësish të PD-së, kanë dhënë sot një deklaratë për media.

Bylykbashi theksoi se në Shqipëri nuk ka më demokraci kur goditet lideri i Opozitës.

Bylykbashi: Vendimi i djeshëm është dëshmia që ka përfunduar ajo periudhë që gjithë shqiptarët mendonin se është një periudhë demokracie.

Atë që u ngritën studentët më 8 dhjetor më pas u sanksionua me 11 dhjetor të ’90 me themelimin e Partisë Demokratike që ishte flamuri i pluralizmit politik i cili është themeli i demkracisë. Nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm. Ajo që u ngritën ata studentë atëherë dhe themeluan atë parti pikërisht ai vendimi i djeshëm i jep fundin atij iluzionit që mund të ketë akoma ndokush, se në këtë vend ka demokraci.

Është një vendim që qartazi nuk kemi pse mos ta përsërisim, të gjithë e dinë nga ana tjetër goditet opozita, duke goditur liderin e saj. Jo vetëm duke e arrestuar por duke i hequr të drejtën e fjalës komunikimit dhe të organizimit  sepse ka një arsye.

Sali Berisha është i rrezikshëm ndaj duhet arrestuar dhe ndaj duhet hequr komunikimi sepse ai synon të rrëzojë regjimin e Edi Ramës, kjo është rrezikshmëria shoqërore e Sali Berishës.

Sali Berisha duhet arrestuar jo se ikën nga Shqipëria por siç e thonë vetë përfaqësuesit e Partisë Socialiste ai mobilizon opozitën dhe e çon përpara institucioneve që i ka kapluar krimi dhe korrupsioni, parlamenti, qeveri e gjithë institucionet që tashmë kanë një kokë që është Edi Rama.

Sali Berisha arrestohet jo se prish provat por sepse dëshmon me provat dhe akuzat e tij se si ky sistem që tashmë është jo një regjim hibrid por është thjesht një regjim i pastër autokratik po vjedh e grabit përditë të drejtat e shqiptarëve.

Sigurisht opozita do të reagojë fort. Është një proces që tashëm ne jemi të vetëdijshëm, nuk jemi përpara situatave të zakonshme, rifillon një situatë krejt e re.

Është mbyllur ai diskutim ku ne mund të shpresonim se institucionet do të reagonin. Institucione te drejtësisë kanë treguar që janë në themel të kapjes së shtetit nga Edi Rama. Gjykata Kushtetuese e dha provën e saj. Gjykatat e Drejtësisë së Re, SPAK bashkë me Gjykatën e Posaçme treguan se si veprojmë me një fill të qartë politik në goditje të opozitës.

Dhe reagimi i jonë do tëjetë fare i qartë. Sigurisht kjo është një drejtësi që ka treguar se është armë politike dhe si çdo armë politike duhet çarmatoset.

Pyetje: Nga ky moment që ju po flisni kush e drejton Partinë Demokratike?

Bylykbashi: Vendimet për drejtimin e Partisë i ka marrë anëtarsia. Sali Berisha është kryetari i Partisë Demokratike. Partia Demokratike i ka të gjitha organet  e zgjedhura në këmbë. Sot janë dhe të njohura. Ju e dini shumë mirë që ka një vendim gjykate i cili lë në fuqi Kongresin e 11 dhjetorit. Dhe ai vullnet i demokratëve është ai që do e çojë përpara. Sali Berisha pavarësisht se sot ai është i burgosur politik i një regjimi autokratik ai dhe bashkë me të gjithë organet drejtuese të Partisë Demokratike do të vazhdojnë të udhëheqin lëvizjen politike të Opozitës për të rrëzuar këtë regjim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco