SYRI TV/ Protestojnë punonjësit e portit të Shëngjinit: Na ka ardhur shkarkimi nga puna, janë punësuar patronazhistët

12:37, 29/12/2023
A+ Aa A-

Rreth 40 punëtorë të Portit të Shëngjinit, rrezikojnë të humbin vendet e punës në janar të vitit 2024. Në një protestë të zhvilluar para portit, punonjësit akuzuan drejtuesit se kanë punësuar patronazhistë dhe militantë, duke e çuar shoqërinë në falimentim. Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, teksa mbështeti protestën, i kërkoi SPAK-ut të hetojë abuzimet në portin e Shëngjinit.

Nga SYRI TV

Dhjetëra punëtorë të portit të Shëngjinit protestuan këtë të premte, pasi prej tre muajsh atyre u ka ardhur shkresa e pushimit nga puna, zbatimi i të cilës pritet të nisë në janar të vitit 2024. Sipas punëtorëve, shkarkimi nga puna, ka ardhur me motivacionin e ristrukturimit të shoqërisë së Portit të Shëngjinit dhe mungesës së kapaciteteve financiare për të mbajtur punonjësit në vijim.

Gjithashtu punonjësit, duke akuzuar drejtuesit për keqmenaxhim të portit të Shëngjinit, shprehen se rrezikojnë të marrin dhe pagat e muajit dhjetor.

Protestën e mbështeti edhe deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, e cila kërkoi nga organet e drejtësisë që të hetojë abuzimet në portin e Shëngjinit.

Punonjësit akuzuan administratën drejtuese të Portit, se kanë punësuar në portin e Shëngjinit, patronazhistë dhe militantë partiakë, ndërsa 40 punonjës profesionistë të këtij porti rrezikojnë të mbeten pa punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco