Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EKSKLUZIVE/ Një burg dhe 20 salla gjyqi në qendrat e mikpritjes së emigrantëve në Shëngjin e Gjadër

EKSKLUZIVE/ Një burg dhe 20 salla gjyqi në qendrat e mikpritjes së emigrantëve në Shëngjin e Gjadër

12:13, 29/12/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Ligjeve në Parlamentin italian ka marrë në dorëzim për të shqyrtuar projektligjin e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.

Nga Alba Kepi

Në dokumentacionin ekskluziv që zotërojmë zbardhen detajet e ndërtimit të qendrave të emigrantëve në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, mes të cilave dhe një strukturë burgimi për emigrantët që do të kryejnë vepra penale brenda qendrave në territorin shqiptar si dhe 20 salla ku do të mbahen seancat gjyqësore me shërbim telematik mes emigrantëve e gjykatësve që do të marrin në shqyrtim kërkesat e azilkërkuesve.

Dy qendrat e strehimit të emigrantëve në Shqipëri do të jenë në kompetencë të Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë Italiane.

Në portin e Shëngjinit do të nisin punimet për sistemin elektrik, hidrik, ujërave të zeza e internet me një kosto 3 milionë euro për 2024.

Ndërsa ndërtimi i qendrës së Gjadrit do të ketë një kosto më të lartë. Do të jetë në një sipërfaqe prej 77 mijë metra katrorë e do të kushtojë 20 milionë euro më 2024 e 8 milionë të tjera për infrastrukturën e brendshme.

Ndërsa kosto kompleksive për menaxhimin e dy strukturave: në Shëngjin e në Gjadër është parashikuar të jetë 4470000 euro për vitin 2024 dhe 6556200 euro në çdo vit më pas.

Ambientet e realizuara në Shqipëri për mbajtjen e seancave gjyqësore civile me shërbim telematik do të jenë: 20 salla me 75 metra katrorë secila e me një sipërfaqe totale 1500 metra katrorë.

Çdo sallë do të mirëpresë 3 deri në 5 persona; azilkërkues, punonjësi i rendit, përkthyesi e avokatët mbrojtës. Ato do të ndërtohen në një arkitekturë 4 blloqesh me 5 salla secila të pozicionuara përballë njëra tjetrës e mes tyre do të ketë dhe dy dhoma për seanca gjyqësore penale. Kosto për ndërtimin e tyre do të jetë 1 milionë euro për 2024 e për mobilimin me tavolina, karrige e librari do të duhen 4 mijë euro për secilën e totalisht 80 mijë euro.

Rrjeti i infrastrukturës e lidhjeve telematike me video konferenca e telefonata llogaritet të kushtojë 1 milionë e 550 mijë për 2024 e 1 milionë e 500 mijë për çdo vit prej 2025 më 2028.

Kosto e internetit në Shqipëri do të jetë 100 mijë euro në vit e mirëmbajtja e sistemit informatik rreth 100 mijë euro në vit. Ndërsa asistenca informatike rreth 800 mijë euro në çdo vit prej 2024 më 2028.

Dokumenti i draftit që është marrë në shqyrtim nga Komisioni i ligjeve në Parlamentin Italian e i hartuar nga qeveria italiane, përcakton dhe ngritjen e një strukture burgimi për vepra penale të kryera brenda territorit të qendrave të strehimit të emigrantëve.

Struktura e burgimit do të ketë kapacitet deri në 20 të burgosur me një sipërfaqe 6300 metra katrorë, 2 214 metra do të jenë të mbuluara e 4086 të hapura. Kosto për ndërtimin e saj do të jetë rreth 8 milionë euro më 2024. Ndër 20 qelitë e ngritura, 2 do të jenë për persona me aftësi të kufizuar e 4 për persona që do të kenë nevojë për regjim sigurie të lartë.

Struktura e burgimi do të ketë në dispozicion automjete të pajisura me radio frekuencë komunikuese, furgona, instrumente kontrolli, metal detektorë, makineri me reze X e të gjitha materialet e duhura për garantimin e sigurisë, rendit e lëvizjes brenda territorit të përcaktuar. Shpenzimet vjetore për mbarëvajtjen e saj parashikohen të jetë rreth 3.8 milionë euro.

Sencat penale do të zhvillohen në dy salla me një sipërfaqe 250 metra katrorë secila me një hyrje anësore dhe për publikun e me një kosto pajisjesh rreth 100 mijë euro përgjatë 2024.

Si qendra e Gjadrit ashtu dhe ajo në Portin e Shëngjinit do të kenë brenda tyre një strukturë mjekësore që do të menaxhohen nga Ministria Italiane e Shëndetësisë për të verifikuar gjendjen shëndetësore të emigrantëve.

Rreth 270 mijë euro do të duhen çdo vit deri më 2028 në portin e Shëngjinit për instrumente mjekësorë, vaksina, dispozitivë mbrojtës personalë etj, e 100 mijë euro për qendrën mjekësore në Gjadër.

Për qendrën në portin e Shëngjinit përgjatë vitit 2024 janë parashikuar 70 mijë euro për mirëmbajtjen e saj e 100 mijë euro për çdo vit pas, prej 2025-2028.

Ndërsa në Gjadër rreth 700 mijë euro për mirëmbajtjen e saj gjatë 2024 e 1 milionë euro në çdo vit prej 2025 më 2028. E përgjatë vitit 2024 sistemi telematik për të dyja strukturat do të ketë një kosto 100 mijë euro për secilën.

Për transferimin e emigrantëve në territorin shqiptar janë parashikuar të shpenzohen 6.4 milionë euro për vitin 2024 në mjete transporti, 15 milionë euro për mjete detare gjatë vitit 2024 e nga 20 milionë çdo vit prej 2025 më 2028.

Shërbimi i përkthimit do të ketë në dispoizicion 1 milionë euro për vitin 2024 e 1.5 milionë euro çdo vit nga 2025 deri më 2028./SYRI.TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco