'Shqiptarët po paguajnë faturën e Beketit, ndryshe shpërblimi i fundvitit do të ishte 3 herë më i lartë'

'Shqiptarët po paguajnë faturën e Beketit, ndryshe shpërblimi i fundvitit do të ishte 3 herë më i lartë'

11:51, 29/12/2023
A+ Aa A-

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues i Partisë Demokratike, e ka shpjeguar fare thjesht se cila është arsyeja pse qeveria nuk e rrit ose më saktë, nuk e trefishon shpërblimin e fundvitit për shtresat më në nevojë të popullsisë. Arsyeja: 30 milionë euro nga buxheti do të shkojnë për të dëmshpërblyer ish-televizionin Agon Channel, që kryeministri Edi Rama e mbylli dhe e shkatërroi për egoizmin e tij.  

Teliti shkruan në FB: “Faturën e Beketit po e paguajnë shqiptarët nga taksat e tyre, ndryshe nga çfarë premtonte kryeministri.

Qeveria i jep AlbControl-it, 30 milionë nga taksat tona me Aktin Normativ të ditëve të fundit. Po me këtë Akt Normativ, qeveria jep vetëm 14 milionë euro për shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike, PAK dhe invalidë të punës.

Rezultati: Po të kishim një qeverisje normale, të drejtë dhe që nuk abuzon, shpërblimi i fundvitit për këto kategori do të ishte tre herë më i lartë. Mendoni per Beketin kur të ngrini dollitë në darkën e Vitit të Ri”, përfundon Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco