SYRI TV/ Hetimet për dosjen McGonigal, Berisha skeptik: Do ketë fatin e dosjes së Teatrit Kombëtar

17:25, 28/12/2023
A+ Aa A-

Pas deklaratave të Dumanit se kanë nisur hetimet për dosjen “McGonigal”, Berisha shprehet me skepticizëm ndërsa akuzon SPAK-un se ka gisht në skandalin e kurruptimit të ish drejtuesit të FBI nga Edi Rama. Sipas Berishës, kjo dosje do ketë fatin e Teatrit Kombëtar, çështje që sipas tij po zvarritet nga prokurori i preferuar i Edi Ramës, Edvin Kondilli. Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme që sipas tij do nisin në janar dhe nuk do ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

SYRI TV

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh skeptik lidhur me deklaratat e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani se kanë nisur hetimet për dosjen “McGonigal”, ndërsa hodhi akuza të forta se edhe vetë prokuroria speciale është e përfshirë në skandalin e korruptimit të ish drejtuesit të FBI-së.

Sipas kryedemokratit dosja e McGonigal, me shumë ngjasë do të ketë fatin e asaj të Teatrit Kombëtar, teksa akuzoi drejtëpërdrejtë prokurorin Kondilli se nuk guxon të hapë dosjen, duke shërbyer si mburojë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Berisha komentoi edhe vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Lartë për çeshtjen e vulës së PD, Berisha deklaroi se nuk tërhiqet nga deklaratat e tij, duke theksuar se duhej vendosur kthimi i çështjes në shkallën e parë. Ndërsa sa i takon aksionit opozitar Berisha parlajmëroi se në janar do të nisin protestat të fuqishme dhe nuk do ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco