Pranga opozitës, misioni i drejtësisë Rama/ Çaçi: Ndalimi i fjalës së lirë masë ekstreme

15:34, 28/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Përparim Çaça, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi ndryshimin e masës së sigurisë për kreun demokrat Sali Berisha, teksa e cilësoi si një masë ekstreme ndalimin e fjalës së lirë.

Kjo është një masë e cila është ekstreme, e cila vendoset vetëm në masa të caktuara, kur kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore .

Të thuash për një deputet i cili është deputeti më jetëgjatë në vend, ish president, ish kryeministër, që ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që ka rrezik ikjeje unë besoj që vetëm për zotin Berisha ky rrezik nuk egzsiton.

Por edhe për pjesën tjetër për mos lejimin për komunikim përtej familjes edhe kjo është shumë e ekzagjeruar por Berisha ka mjetet dhe mënyrat e veta për të komunikuar me të gjithë ata që duhet të kumunikojë duke qenë se ka një përgjegjësi, duke qenë qe është lideri i Partisë Demokratike dhe besoj se rrjetet sociale do e zëvendësojnë këtë.

Masa e arrestit në shtëpi, unë e cilësova që në rastin konkret mund të jenë 200-300 persona të cilët janë nën masën e arrstit në shtëpi dhe askund nuk ka mbikqyrje policore, madje disa nga ata mund të jenë dhe të rrezikshëm po të kemi parasysh, kuptimin e veprës penale që mund të kenë konsumuar. 

Kjo është e pamundur dhe në kuptimin teknik që të mbikqyren të gjithë ata që janë nën arrest shtëpiak.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco