GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për dalje nga burgu të Fredi Belerit

GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për dalje nga burgu të Fredi Belerit

13:32, 28/12/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri ka kërkuar sërish që të lirohet nga burgu, por një vendim i tillë është refuzuar nga Gjykata e Posaçme ditën e sotme.

Njoftimi i GJKKO:

Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco