Ervin Salianji takim me strukturat në Korçë: Demokratët të bashkuar kundër Ramës

13:13, 28/12/2023
A+ Aa A-

Ervin Salianji u shpreh nga Korça se demokatët janë të bashkuar, në shembullin e bashkimit të deputetëve të grupit Parlamentar.

Teksa akuzoi Lulzim Bashën si njeriun që ka përçarë demokratët duke përfituar në kurriz të tyre, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh gjithashtu se së shpejti do të gjendet mekanizimi i bashkimi në të gjitha dimensionet e jetës partiake.

Nga Korça, Salianji komentoi edhe sulmet ndaj liderit të opoziës Sali Berisha, duke u shprehur se të gjithë demokratët janë bashkë kundër regjimit të Edi Ramës.

Syri Tv

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në Qarkun e Korçës.

Në fokus të takimit ka qenë diskutimi i situatës aktuale që po kalon Paria Demokratike nga sulmet e maxhorancës dhe suistemit të drejtësisë.

I pyetur pikërisht për situatën me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Salianji është shprehur se kjo çështje është diskutuar dhe në takim me strukturat, ndërsa ka theksuar se opozitarët dhe aleatët janë bashkë për të luftuar kundër regjimit të Edi Ramës.

Në lidhje me bashkimin e demokratëve, Salianji është shprehur se shembulli për këtë kauzë është bashkimi i deputetëve të grupit parlamentar.

Ai theksoi se së shpejti do të gjendet mekanizimi për t`u bashkuar në të gjitha dimensioned e jetës partiake.

Gjatë fjalës për mediat, Salianji ka shprehur qëndrimin ndaj Lulzim Bashës, duke e cilësuar si një nga njerëzit që në mënyrë brutale për interesa personale ka dëmtuar Partinë Demokratike, ndërsa deklaroi se gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që njeh kuvendin e rithemelimit.

Ervin Salianji, u shpreh gjithashtu, se masa e sigurisë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, nuk do të shërbejë për t`u shfrytëzuar nga askush për të goditur njëri-tjetrin, ndërsa theksoi se ky moment do ta forcojë më shumë Partinë Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco