SYRI TV/ Hasani: Ka bisedime dhe negociata me Athinën, presidenti duhet të marrë vendim për autorizimin

13:08, 28/12/2023
A+ Aa A-

Pas vetos së Athinës zyrtare ndaj integrimit të Shqipërisë, Ministri i jashtëm, Igli Hasani konfirmoi këtë të enjte se qeveria shqiptare po zhvillon negociata me Greqinë për të zgjidhur ngërcin e krijuar në Bashkinë Himarë.

SYRI TV

Në një konferencë për gazetarët, Hasani deklaroi se Qeveria po shqyrton vendimin e GJKKO-së, i cili rekomandon zëvendësimin e Jorgo Goros sipas praktikave të BE-së, pasi kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, ndodhet në qeli.  

Sa i takon marrëveshjes me Italinë per emigrantët kryediplomati Igli Hasani deklaroi se qeveria nuk ka një plan B nëse Kushtetuesja e rrëzon, teksa shprehu bindjen për vijimin e projektit.

Ndërsa sa i takon thirrjes të përfaqësive të huaja dhe Komisionit Europian për dialog konstruktiv të palëve politike dhe funksionimin normal të Parlamentit si kusht per negociatat, Hasani ndoqi të njëjtën linjë me kreun e qeverisë Edi Rama për shpërfillljen që po i bëhet apelit të ndërkombëtarëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco