Vasili: Mijëra fakte flasin për vjedhjen e frikshme të  Ramës dhe Veliajt me inceneratorët por kërkohet arrestimi i Berishës

Vasili: Mijëra fakte flasin për vjedhjen e frikshme të Ramës dhe Veliajt me inceneratorët por kërkohet arrestimi i Berishës

12:17, 28/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një status ne rrjetin e tij social Facebbook kshkruan se ndërsa mijëra fakte, shkresa, dokumente, prova dhe realitete provojnë vjedhjen e frikshme të  Ramës dhe Veliajt me inceneratorët dhe koncesionet, po kërkohet arrestimi i Berishës.

POSTIMI  I PLOTË:

Berisha i arrestuar dhe Rama e Veliaj te lire eshte sulm i mafias mbi qytetaret!
Ndersa mijra fakte, shkresa, dokumente, prova dhe realitete provojne vjedhjen e frikshme re Rames dhe Veliajt me inceneratoret dhe koncesionet, po kerkohet arrestimi i Berishes.
Drejtesia me regji i ka gati dosjet e Rames dhe Veliajt, dosje qe gjēmojne e bubullojne dhe nuk leviz gishtin dhe as guxon ti zere me goje.
Edhe shqiptari me i fundit, edhe media me e fundit edhe rrjeti social me i fundit brenda dhe jashte Shqiperise jane shume te qarte per fajin dhe pergjegjesite penale kolosale qe rendojne mbi Ramen dhe Veliajn.
Drejtesia me regji eshte sot nen akuze per mosveprimin e qellimshem te saj ndaj Rames dhe Veliajt dhe me kete mosveprim ka shuar cdo iluzion se kjo eshte drejtesi pakapur, e paanshme dhe qe zbaton ligjin njelloj per te gjithe.
Per Berishen kerkohet arrestimi sepse ai ka kryer dhe po kryen me ndershmeri detyren e liderit te pakapur te opozites, denoncuesit te vendosur dhe mbrojtesit te ndershem te ligjshmerise dhe interesit publik.
Sot perballe jane hajdutet me te medhenj te Shqiperise Rama dhe Veliaj te mbrojtur nga drejtesia, perballe shqiptareve te plackitur egersisht prej tyre.
Goditja e Berishes eshte goditje e mafies te ciles i jane prekur interesat dhe ka leshuar te gjithe pjellat e saj ne qeveri dhe drejtesi qe te mbyllin gojen e Berishes, opozites dhe gjithe popullit .
Ndryshe nga cdo vend tjeter ne bote ku drejtesia ka goditur mafien edhe duke sakrifikuar jeten si Falcone, Borselino, Dalla Chiesa ne Itali, ne Shqiperi drejtesia ben te kunderten jeton nen hijen dhe nen urdherat e mafies dhe perfaqsuesve te saj ne qeveri Rama dhe Veliaj.
Sot eshte dite e zeze per demokracine, zbatimin e ligjit, te drejtat e njeriut, pluralizmin dhe dite e bardhe per mafien dhe cdo sherbetor te saj kudo qe ai ndodhet.
Sot eshte dite fatkeqe per ligjin dhe shtetin ligjor dhe dite e lumtur per antiligjin dhe pandeshkueshmerine e hajduteve qeveritare.
Megjithate keto momente te errta do te kalojne pa asnnje diskutim dhe deshtimi i mafies dhe antiligjit se bashku me ata, qe i sherbejne do te jete i sigurte sepse ata jane nje pakice e pakices perballe nje shumice derrmuese, qe do ligjin dhe vetem ligjin, drejtesine , barazine, demokracine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco