Kufizimi i lirisë së shprehjes/ Koordinim mes urdhëruesve dhe zbatuesve të SKAP për të izoluar Berishën

Kufizimi i lirisë së shprehjes/ Koordinim mes urdhëruesve dhe zbatuesve të SKAP për të izoluar Berishën

17:29, 26/12/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, në farsën e Kuvendit, në të ashtuquajturin Këshilli i Mandateve, ku u diskutua për dhënien e lejes nga Kuvendi për arrestimin e liderit të opozitës, nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, pati një moment sinqeriteti kur tha se, për arrestimin e Sali Berishës ne nuk na duhen prova, prova është se ai ka mbështetje popullore dhe nuk tërhiqet, por mbledh njerëz çdo ditë dhe na i sjell para Parlamentit.

Kaq është dashur që ish oficeri i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, ta konsiderojë këtë qëndrim të mazhorancës si urdhër dhe të formulojë një kërkesë për gjykatën, ku kërkon që të izolojë liderin e opozitës, Sali Berisha. Kërkesa nënkupton izolim total, të mos takojë e të mos flasë me askënd.

Image

Edhe pse mbi të nuk ka asnjë akuzë, pra ai është thjeshtë person nën hetim, prokuroria ka marrë urdhër nga Edi Rama që ta izolojë, sepse Sali Berisha në kontak me njerëz, siç thotë Edi Rama me gojën e Ermonela Felajt, i rrezikon pushtetin atij.

Nuk ka patur asnjëherë nevojë për kaq shumë fakte për ta kuptuar se Shqipëria është tashmë një diktaturë dhe se drejtësia është totalisht e kontrolluar nga Edi Rama, por këto pasime të hapura, publike, me zë dhe me figurë mazhorancë – prokurori ndoshta do duhej t’u vrisnin pak sytë atyre ndërkombëtarëve që sorollaten nëpër sallat e hoteleve të Tiranës dhe flasin për demokracinë, lirinë e shprehjes e të drejtat e njeriut.

Praktikisht, Shqipëria sot, nuk ka asnjërën prej tyre. Shqipëria sot është parti-shtet ku regjimi ka tejkaluar çdo imagjinatë në persekutimin e opozitës dhe liderit të saj.

Gjithësesi, një fjalë e urtë thotë se zullumi sa më shumë trashet, aq më afer këutjes është.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco