Kërkesa e SPAK/ Berisha: Kjo është kërkesë e Edi Ramës! Tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha

Kërkesa e SPAK/ Berisha: Kjo është kërkesë e Edi Ramës! Tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha

13:38, 26/12/2023
A+ Aa A-

"I them edhe njëherë: "Edvin, je i pashpresë! Çfarëdo akti që të ndërmarrësh, Sali Berishën asgjë në botë nuk mund ta pengojë pa realizimin e qëllimit të tij, largimin tënd nga pushteti! Kjo do ndodhë".

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi para mediave sot se procesi që ka nisur SPAk kundër tij është i porositur nga kundërshtati politik, kryeministri Edi Rama, në çdo hap që po hidhet, deri tek ajo që po ndodh së fundmi, tek ashpërsimi i masës së sigurisë për t'ia hequr lirinë.  

"Kjo është kërkesë e Edi Ramës, mos ngatërroni gjërat, - u tha Berisha gazetarëve. - Ky është proces i mirëfilltë politik. Kjo është një kërkesë e Edi Ramës, në qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Sali Berisha do ta kërrente atë si një kalbësirë nga pushteti i tij.

Nuk ka asgjë tjetër në këtë mes. Nuk ka asnjë çudi. Ky është një ansambël i kontrolluar 100 përqind nga Edi Rama, i cili mendon se në këtë mënyrë, do zgjasë pushtetin e tij. Në fakt do ndodhë e kundërta.

Ju garantoj se PD-në nuk do e ndalojë asgjë në mosbindje e saj civile dhe vendosmërinë për të përmbysur këtë regjim të bazuar në krimin, drogën. Këtë regjim që ka zëvendësuar përapra shqiptarëve dhe botës, ligjet, Kushtetutën me kodin e mafies dhe vullnetin e padrinos.

Gjithçka shihni ju gjer tani zhvillohet si një betejë midis ligjit dhe antiligjit, midis Kushtetutës dhe anti-Kushtetutës, midis përpjekjes për të mbrojtur institucionet kushtetuese dhe shkelmimit të tyre nga Edi Rama.

Pra, çdo gjë zhvillohet si një në film dhe unë që nuk kam pasur ndonjë dyshim në botëkuptimin, amoralitetin e Edi Ramës, në një farë mënyre po i demonstroj çdo shqiptari se çfarë përfaqëson ai.

Ndërkohë, ai nuk ka gjetur në befasi opozitën. Opozita ishte dhe vazhdon të qëndrojë në këmbë në mosbindjen civile, e sigurt në fitoren e saj.

Një gjë duhet t’u them sot mbarë qytetarëve: Sali Berisha nuk është rikthyer kurrë për një interes më të vogël personal. Absolutisht jo. Nuk është kthyer kurrë vetëm për të bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Është rikthyer me objektivin e dyfishtë: një opozitë e vërtetë dhe fitoren e saj. Më mirë se kushdo tjetër, këtë e kuptoi Edi Rama dhe vrapoi si frikacak.

Ai jo polic, por të vendosë dy batalione rreth pallatit, unë nuk kam asnjë impresion. Tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha.

I them edhe njëherë, Edvin je i pashpresë.

Çfarëdo akti që të ndërmarrësh, Sali Berisha asgjë në botë nuk mund ta pengojë pa realizimin e qëllimit të tij, largimin tënd nga pushteti. Kjo do ndodhë.

Shiko ç’po ndodh në Beograd, studentët po mbushin rrugët dhe unë i përshëndes ata.

Një situatë jo shumë e ndryshme nga ajo e vitit 1995 kur ata mbushën rrugët për Zoran Xhinxhiçin, e vërteta është se edhe ata i kam mbështetur.

Dhe ju garantoj se studentët e Beogradit do fitojnë, e kanë të komplikuar situatën. Në Beograd siç e shihni ka kryqëzime interesash ku Rusia bën çdo gjë për të mbrojtur përfaqësuesin e vet, Aleksandër Vuçiç. Por edhe Perëndimi për shkak të pragmatizmit, përpiqet ta joshë. Por në 1995, studentët e Beogadit fituan. Edhe kësaj here do fitojnë.
Ndërkohë theksoj se zgjedhjet e Edi Ramës janë absolutisht dy herë më të këqija se zgjedhjet e padronit të tij në Beograd.

Nëse studentët në Beograd kanë një motiv të vërtetë të votojnë kundër një diktatori, edhe ky nacionalist i lidhur me krimin, shqiptarët kanë një motiv dy herë më të madh kundër mobodiktatorit të tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco