Berisha, takim sot me demokratet: 'Gratë në aksion për Shqipërinë - O sot, o kurrë'

Berisha, takim sot me demokratet: 'Gratë në aksion për Shqipërinë - O sot, o kurrë'

09:29, 23/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të marrë pjesë sot në orën 10:30 në një takim në seli me gratë demokrate në vazhdën e protestës së opozitës, nën moton “Gratë në Aksion për Shqipërinë - O sot, o kurrë”.

Dje, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, zj. Albana Vokshi diskutoi me zonjat drejtuese të degëve të Tiranës,  situatën politike në Shqipëri, pas vendimeve të mazhorancës socialiste me në krye Edi Ramën për heqjen e imuniteti dhe arrestimit të liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha.

Në fjalën e saj ndër të tjera, Vokshi, tha: “Prej vitesh PD është përballë tentativave të njëpasnjëshme të Edi Ramës për ta shkatërruar, ndarë, përcarë, zhbërë opozitën. E ka bërë me të gjitha format: me para, presione, shantazhe, kërcënime. Edi Rama, që kontrollon cdo pushtet, nuk do opozitë! Ai tenton ose t’i blejë, shantazhojë, ose kur nuk i blen e shantazhon dot, përpiqet t’i izolojë, eleminojë. Edi Rama ka frikë, tmerrohet nga Sali Berisha. Ndaj ka përdorur çdo pushtet e institucion që kontrollon, të cilët në një puç kushtetues, kanë marrë vendime të paprecendenta antikushtetuese, duke rrëmbyer kompetencat e parlamentit vetëm e vetëm që të “eleminojnë” politikisht Sali Berishën. Por a mundet të izolohet Sali Berisha? Sigurisht që jo!”

 “Edi Rama nuk na arreston dot të gjithëve. Berishizmi është frymë që frymëzon çdo opozitar, që sot më shumë se kurrë duhet të jetë në këmbë në mbrojtje të parlamentarizmit, pluralizmit, demokracisë. Sali Berisha është Kryetari i rikonfirmuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 dhjetor, i mandatuar për të drejtuar PD dhe opozitën. Ai drejton e do të drejtojë Partinë Demokratike.“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco