Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese është nën thundrën e qeverisë

17:47, 20/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike,Oerd Byklykbashi, i fuar në Edicionin e Pasditës, në Syri Tv, u shpreh se Gjykata Kushtetuese është nën thundrën e qeverisë.

Gjykata Kushtetuese ka bërë diçka që ka shkuar kundër gjithë jurisprudencës së saj deri sot dhe asaj që është norma e Kushtetutës.

Ka tashmë një jurisprudencë të konsoliduar në lidhje me këtë çështje nga Gjykata Kushtetuese ku e drejta e 28 deputetëve është e drejta e pa kushtëzuar.

Pra, qartazi jemi përpara një situate ku gjykata e ka ndjerë veten nën thundrën e qeverisë.

Sigurisht që kjo pritej, përtej atyre pretendimeve që janë bërë publike dhe në Parlament, në momentin e miratimeve në ligj ku i rritej paga në mënyrë krejt të shpërpocionuar, vetëm gjyqtarëve të Gjykatës KushtetuesE... që në atë kohë u akuzua që e gjitha ishte një operacion që synonte mbylljen e gojës së Gjykatës Kushtetuese dhe kjo po ndodh.

Po ndodh për një çështje të rëndësishme.

Pra duhej që Gjykata  të vepronte, siç ka ndodhur më herët, dhe siç është vendosur praktika me deputet të mazhorancës socialiste .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco