Strazimiri: Me këtë vendim, Kushtetuesja ka vrarë të drejtën për të kërkuar të drejtën

Strazimiri: Me këtë vendim, Kushtetuesja ka vrarë të drejtën për të kërkuar të drejtën

17:26, 20/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Strazimiri shkruan se me këtë vendim, kjo gjykatë ka hequr mundësinë për të kërkuar të drejtën.

Reagimi i Gent Strazimirit:

Nëse jo kur arrestohen në shkelje të Kushtetutës, kur legjitimohen ...?!

Nëse, 1/5 e deputetëve të Kuvendit, për më tepër të gjithë të opozitës, ‘nuk legjitimohen’, (domethënë nuk e kanë të drejtën), t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në momentin kur njëri prej tyre po arrestohet në shkelje të Kushtetutës, kur legjitimohen vallë...?

Nëse, 1/5 e deputetëve, të gjithë në opozitë, ‘nuk konsiderohen se po u cenohet ndonjë e drejtë’ nëse njëri prej tyre po arrestohet në mënyrë anti-Kushtetuese, kur konsiderohet se po u cenohet një e drejtë...?

A ka të drejtë më themelore se heqja e lirisë së deputetit të opozitës përmes arrestimit anti-ligjor e anti-Kushtetues...?

Nëse, 1/5 e deputetëve, të gjithë në opozitë, ‘nuk konsiderohen subjekt në konflikt’ nëse njëri prej tyre po arrestohet në mënyrë anti-Kushtetuese, kur konsiderohen subjekt në konflikt...?

Me këtë vendim, është hequr edhe e drejta për të kërkuar të drejtën...!

Gjumë të ëmbël! Pafshi në ëndërr ‘drejtësi pasanikësh’!!!

KAQ!

#o_sot_o_kurrë

#asnjë_hap_pas

#qëndro_në_këmbë_demokrat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco