SYRI TV/ Rama paralajmëron Gjykatën Kushtetuese për ligjin e studentëve: Kush largohet do paguajë tarifën shtesë!

14:36, 20/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV-  Në një kohë që Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin që mban peng diplomat e studentëve të mjekësisë, kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi trupën gjykuese të mos shfuqëzojë ligjin, ndërsa përsëriti ultimatumin ndaj mjekëve të rinj se do të paguajnë tarifën nëse largohen.

Sipas Ramës, qeveria nuk do të financojë studimin e  tyre për ti shërbyer Gjermanisë, ndërsa e cilësoi të pakuptimta protestat e studentëve. 

Paralajmërimini Edi Ramës, vjen në një kohë që Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur përfundimisht për ligjin që u mban peng diplomat studentëve, si një mesazh për trupën gjykuese që të mos rrëzojë ligjin që kaloi me votat e socialistëve në kuvend.

Deklaratat kreu i qeverisë i bëri  gjatë prezantimit të programit të kredive me zero përqind interes për mjekët, policët e ushtarakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco