Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

Gazeta italiane zbardh kostot: 300 mln € për refugjatët në Shqipëri

Gazeta italiane zbardh kostot: 300 mln € për refugjatët në Shqipëri

13:42, 20/12/2023
A+ Aa A-

300 mln euro do t’i kushtojë shtetit italian strehimi i refugjatëve nga lindja e mesme në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës.

Detajet teknike janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura e në perimetrin e kampit.

Sipas dokumentit, e terë zona ku do të ngrihet kampi i refugjatëve nuk është e pajisur me kanalizim publik dhe është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar me kapacitet të përshtatshëm ose të ndërtohet një impiant për pastrimin e tyre.

Uji i pijshëm është parashikuar të merret nga një depo me pompo, por nëse nuk është mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë qëndrën mendohet edhe ndërtimi i rezervuarëve për të siguruar sasinë e nevojsjhmë të ujit në kamp.

Protokolli nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh, ndërsa 75 milionë të tjera parashikohet të paguhen për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë, duke e kaluar vlerën e 300 mln eurove.

Shifër kjo, që sipas gazetës “L’esspreso” është të paktën 5 herë më e lartë se kosotot që italia ka paguar për administrimin e fluksit të emgrantëve në territorin e saj.

Për trajtimin e emigrantëve në qëndrat e përheshme në Itali janë paguar 52 milionë euro për katër vjet, ndërsa transformimi i Shëngjinit dhe veçanërisht Gjadrit do t’i kushtojë shtetit fqinj disa fish me shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco