A do të protestohet para SPAK-ut? Berisha: Mund ta thërrasim edhe ne, bile protesta është e vonuar!

A do të protestohet para SPAK-ut? Berisha: Mund ta thërrasim edhe ne, bile protesta është e vonuar!

13:31, 20/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat që po zhvillon dhe ka në plan të zhvillojë opozita. Ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha:

"Vetëm qytetarët mund ta zgjidhin këtë.  Gjersa vulosën, taposën vjedhjen e shekullit, gjersa bëhen hetime të delekiduara në këtë aferë, merre pak si e shpërndanë me persona, e kapën Arben Ahmetajn sepse zonja Linda e donte në burg Ahmetajn!

Çfarë kishte Ahmetaj për t’u shkëputur?!  Strumbullari ishte Rama, Agaçi, Metani sepse ata janë njerëzit e hartimit, e paraqitjes së vendimeve! Ishte strumbullar Erion Veliaj, kurse sa ç’ishte Ahmetaj, është Gjiknuri dhe mund të ketë të tjerë...

Protestën mund ta thërrasim edhe ne. Ne nuk mund të pranojmë të shkelmohen në mënyrë flagrante interesat e këtyre njerëzve që po largohen të vjedhur gjer në palcë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë, jo absolutisht. Për dijeni, protestohet në gjithë botën para padrejtësive të organeve të drejtësisë. Siç gjykohet. Por kësaj here ne kemi fakte. Thirren të protestojnë në mbrojtje absolute të një interesi publik.

Erion Veliaj ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, brenda dhe jashtë vendit, për të imponuar amnistinë. Ne do përdorim të gjithë forcën e qytetarëve për të bërë ligjin. Qytetarët do flasin. Nuk mundet 2, 3, 5, 10 apo më shumë individë të tallen, të vulosin, të taposin vjedhje të tilla të tmerrshme sepse vjedhin me ta. Gjëja më normale është protesta, bile është e vonuar. Ne ndjehemi të lirë fare, sepse ne po denoncojmë me dokumente zyrtare. Tani është koha të veprojmë!"

"Kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës. Por ju garantoj se do dështojë edhe kjo"

Berisha: Slogani i protestës është sepse ne jemi pas opozitës ruse, bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit, opozita e pestë në botë e arrestuar. Kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës. Po ju garantoj se siç dështoi çdo përpjekje tjetër, do dështojë edhe kjo.

Pse e them këtë? Sepse sot, lavdi Zotit, ka opozitë. Dhe pikërisht se ka opozitë, u morën këto masa. Mirëpo beteja me idealet është shumë e vështirë. Nuk fitohet. Edhe këtë betejë do e fitojmë ne. Cili është itinerari i protestës, atë nuk e di se nuk jam unë që merrem me itinerarin e protestës...

...Ne ecim me një program diskret, por në kohën e duhur do e merrni vesh. Do ndodhë, ju garantoj se ka kaluar çdo masë. Në qoftë se xhelatë të ligjit dhe të drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro, apo ai tjetri që e çojnë për hetim se nuk ka zbuluar konfliktin e interesit mes dy zyrtarëve që nuk ka asnjë detyrim për të zbuluar ai, nuk mund të tallen me një popull ata.

Ata veprojnë në këtë mënyrë për shkak të lidhjeve të tmerrshme që kanë me krimin dhe ne do ngrihemi.

Ata kanë një besim, pushteti gjyqësor në botën e qytetëruar nuk vjen nga zgjedhjet në tërësi, vjen nga besimi që i japin pushtetet e tjera se do zbatojnë ligjin. Dhe ky besim përbën detyrim madhor për respektimin e tyre. Por kur ata shkelmojnë këtë besim dhe e përdorin për qëllime politike, të pasurimit të tyre, ata meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të drejtës.

Nuk mund të ndodhë kjo. Çon strajcat Erion Veliaj te këta dhe ata e amnistojnë. Ne prandaj i sqarojmë qytetarët dhe qytetarët janë të revoltuar shumë. Ka një revoltë shumë të madhe të qytetarëve."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco