Intervista e Mërtirit/ Saraçi: Kishte hall të madh që kërkoi të dilte në ekran!

19:01, 19/12/2023
A+ Aa A-

Në Task Force u diskutua intervista e Mirel Mërtirit i dënuar dhe i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve dhënë mbrëmë për Çim Peka Live.

I ftuar ishte kryeredakorti i SYRI TV, Romir Saraçi, i cili u shpreh se Mirel Mërtiri kishte hall të madh që kërkoi të dilte në ekran, pasi ai është ose nën presion ose në pazar.

Saraçi: Nga intervista unë si gazetar ngre pikëpyetjen e parë: Kush ishte halli i Mirel Mërtirit që kërkoi të dilte në ekran? Dhe në gjykimin tim në atë që pashë ai kishte hall të madh. O është nën presion ose është në pazar? Them nën presion për faktin se Mirel Mërtiri dje mori përgjegjësi të cilat deri dje nuk i kishte.

Në disa raste me vetëdije, ai mori përgjegjësi për të shfajësuar personat e tjerë.

Them në pazar sepse nuk ka ndodhur ajo që thuhet rëndom: ndiq paranë. Tek inceneratori i Tiranës dhe tek të tjerët paraja nuk është ndjekur. Është ndjekur deri në pikën ka shkuar tek Mirel Mërtiri apo të ketë bërë xhiro Shqipëri-Bullgari- Shqipëri  të investuar në biznes që Çimi i e ngriti pak mbrëmë këtë çështje.

Pra në këtë aspekt Mirel Mërtiri ose është nën presion ose është në pazar? Sa i përket pjesës së presionit.

Mirel Mërtiri kur foli dje llogarit mori përsipër dhe inceneratorin e Fierit, që nuk është dënuar për atë, në një moment të caktuar. Mori përsipër të shfajësojë dhe zotin Lefter Koka. Mori përsipër të futet dhe tek kjo pjesët e lojërave politike. Zoti Mërtiri është dënuar me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, pra në këtë periudhë është hetuar është dënuar dhe del befas në një intervistë për të sqaruar dhe pozicionin e tij në inceneratorin e Tiranës i cili është projekti, gropa më e madhe e të gjithë aferës së inceneratorëve.

Sa i përket inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit nuk janë hetuar nuk është çuar procedura deri në fund dhe nuk janë dhënë përgjegjësit dhe Tirana sot aktualisht është në fazën e hetimit e cila po mbyllet me të njejtën praktikë si u mbyll Elbasani dhe Fieri.

Janë kapur ca drejtorë bashkie dhe zbatues periferikë të cilët nuk do merrnin guximin të flisnin me Klodian Zoton apo me Mirel Mërtirin pa konfirmimin e eprorit të tyre dhe sot Mirel Mërtiri mori përgjegjësi.

Mori përgjegjësinë tek emel që ishte drejtor, pavarësisht që nuk do ta pranojë se e tillë është organizimi i përfituesve fundor të inceneratorëve që dhe SPAK deklaroi që nuk po i zbulonte dot por mori përsipër të shpëtonte ata që në dyshimin tim janë pronarët real.

Kush janë pronarët real, ku është dyshimi real? U bë pyetja: 17 vendime a mund t'i lëvizte Mirel Mërtiri?

Në gjykimin tim nuk dua ti bëj as vlerësimin psikologjik, as arsimor të formimit të tij por mund të jetë një nga qindrat biznesmenët shqiptar që nuk e kanë aksesin në Këshillin e Ministrave për të miratuar 17 procedura brenda një dite.

 Ajo çfarë duhet sqaruar kush ishte kontakti i parë i Mirel Mërtirit që për këtë kam dhe unë rezervat e mia me intervistën që ndodhi dje.

Kush ishte kontakti i parë i Mirel Mërtirit për t’i hapur rrugë procedurës së koncesionin të Tiranës?

Sepse Autoriteti kontraktor është Bashkia e Tiranës. A është shkuar kësaj deri në fund? Dhe në një intervistë nuk zbardh sepse Mirel Mërtiri ishte me qëllim të caktuar.

Unë pashë nga ana e Çimit dhe të ftuarve një lloj kompleksiteti që shiko që ti lem kohë, mos ta pyesim sepse mund të paragjykohemi ne siç ishte në rastin e SPAK, ku ai po sulmonte SPAK. Kush po i bë presion SPAK?   

Le  ti shërbej kujdo në pjesën politike si në një njërin krah si në krahun tjetër, Partisë Socialiste, ne jemi media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco