Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Veliaj do u prishte pallatin/ Banorët kryejnë ekspertizë vetë dhe fitojnë gjyqin kundër bashkisë

Veliaj do u prishte pallatin/ Banorët kryejnë ekspertizë vetë dhe fitojnë gjyqin kundër bashkisë

17:45, 19/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Pallati u shpall i dëmtuar në një shkallë DS4 nga Instituti i Ndërtimit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit është DS1.

Me përfaqësimin e avokatëve nga Qendra “Res Publica” ata arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.

Sipas avokatëve të Qendrës “Res Publica”  janë venë re tre shkelje për të gjithë procesin e shembjes së pallatit:

Vendimmarrja për prishjen e pallatit është “e keq informuar” në rastin më të mirë dhe në keqbesim në çdo rast tjetër, pasi është kryer pa një akt konstatimi paraprak për vlerësimin e pallatit të dëmtuar nga Instituti i Ndërtimit, ndërkohë që nuk ka asnjë provë që tregon dëmtime të pallatit.
Vendimet janë marrë bazuar në fakte të rreme. Ndryshe nga sa pretendohet në to, pallati nuk është dëmtuar në shkallën DS4 por DS1 (pra shkallë e ulët dëmtimi) dhe raporti mes kostos së rindërtimit dhe kostos së riforcimit është nën kufirin 70%, kriter ligjor për vendimin e prishjes së një objekti.
Pala e paditur nuk u konsultua me banorët për vendimmarrjen, madje Vendimi i Këshillit Bashkiak nuk iu njoftua banorëve nga ana e Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak. Një vendimmarrje e tillë nga ana e Bashkisë Tiranë, ku konsultimi me banorët duhet të ishte bërë para, gjatë dhe pas vendimit për shkatërrimin e pronës, është në shkelje të ligjit për të drejtën e pronës.

Çfarë ndodhi me pallatet e tjera te rruga ‘Myslym Keta”? 

Në 19 dhjetor 2022, njëra shkallë e pallatit numër katër në rrugën “Myslym Keta” u shemb në orët e para të mëngjesit nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, e më pas vijoi shembja e tetë pallateve të tjera. Gjykata Administrative vendosi të rrëzojë sigurimin e padisë për pezullim të procesit, pasi sipas tyre akti tanimë ishte konsumuar.

Më 27 nëntor të vitit 2019, pallati numër 4 iu nënshtrua ekspertizës së parë nga Instituti i Ndërtimit për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti.

Në akt-ekspertizën Instituti i Ndërtimit u shpreh se objekti ka probleme në strukturë dhe është i pabanueshëm.

Pak ditë më vonë, më 6 dhjetor 2019, Instituti i Ndërtimit kundërshtoi veten duke dalë me një tjetër akt-ekspertizë ku theksoi se nuk ka probleme në strukturë dhe kërkoi marrjen e masave për raiprimin e dëmeve për shkalën 2,3,4,5,6,7,8,9 të pallatit numër 4 në rrugën “Myslim Keta’, ndërsa për shkallën e parë të po këtij pallati u shpreh se nuk ka probleme në strukturë, mirëpo banesat në katin e dytë dhe të tretë kanë çarje masive të murit mbrojtës dhe kërkoi marrjen e masave urgjente për riaprimin e dëmeve në këto banesa.

Më 22 dhjetor 2019 konstatohet nga drejtuesi i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu se hyrja e parë e pallatit katër ka shkallën DS3 të dëmtimit dhe të mërren masa për riaprimin e dëmeve. Oponenca teknike e akt-ekspertizës së thelluar vendos që pallati numër 4 të prishet dhe të ndërtohet e re.

/Citizenc Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco