SYRI TV/ PS kalon me urgjencë ndryshimet ligjore, vijon me bllokimin e komisioneve hetimore

16:47, 19/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Mazhoranca miratoi me urgjencë ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore duke vijuar të bllokojë kërkesën e opozitës për të hetuar  qeverinë.

Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votën e socialistëve , ndryshimet që parashikojnë kushtëzime në ngritjen e  komisioneve hetimore dhe leje nga prokuroria për të marrë në pyetje dëshmitarët.

Partia Socilaliste ka nxitur të miratoje me urgjencë,  ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, duke vijuar  me bllokimin e kërkesës së opozitës, për ngritjen e këtyre komisioneve.

Mazhoranca miratoi  në Komisionin e ligjeve , ndryshimet në këtë ligj,  duke  kushtëzuar  ngritjen e komisioneve hetimore,  me objektin e hetimit dhe me indicie e prova që kërkohen para se të miratohet, ngritja e një komisioni hetimor parlamentar.    

Socialistët hodhën poshtë propozimet e bëra më herët,  nga dy deputetët  demokrate, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në komision.  

Sipas ndryshimeve të miratuara,  krijohen filtra edhe për dëshmitarët që do të merren në pyetje, me justifkimin që kuvendi të mos kthehet në Prokurori.  

PS Futi me procedurë të përshpejtuar, ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore, pasi prej 2 muaj, refuzon të pranojë kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore që lidhen me kontrollin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco