VIDEO/ Mërtiri ekskluzivisht për 'Çim Peka Live' në SYRI TV hesht përballë fakteve të njohjes me Veliajn

14:30, 19/12/2023
A+ Aa A-

Mirel Mërtiri në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve thotë se është drejtor projektesh i shoqërisë “Integrated Technology”, por nuk pranon të tregojë emrin e shefit të tij.

Nga SYRI TV

Mirel Mërtiri pretendon se nuk i njeh shefat e tij për të cilët ka punuar dhe është paguar si drejtor projektesh tek kompania e inceneratorit të Tiranës. Ekskluzivisht dhe për herë të parë në Media për emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, pavarësisht insistimit të gazetarit dhe të ftuarve, Mirel Mërtiri nuk përmendi emra duke u shmangur deri në fund.

Mirel Mërtiri pranon se ka përdorur adresë të rreme email-i me emrin “Limon Mango” që të mos linte gjurmë. Përballë fakteve të vënë nga anëtari I kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, Mërtiri pranoi përdorimin e adresës në fjalë, nga e cila nga drejton të gjithë operacionin e konçensionarit me email-e brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Mirel Mërtiri mbeti pa fjalë edhe përballë pyetjes për aferën e thjeshtrës së kryeministrit Edi Rama në projektin e EcoParc në Porto Romano në Durrës. Atij iu prezantuan nga Këlliçi disa të dhëna publike se si kompania ku ka punuar thjeshtra e Ramës ka përfituar 225 mijë euro të paguara nga kompania e cila përfaqësohet nga Mirel Mërtiri.

Mirel Mërtiri tregon edhe pse nuk vjen në Shqipëri, ndërsa mohoi t’i ishte shmangur drejtësisë, pavarësisht se me urdhër të SPAK është shpallur 2 herë në kërkim ndërkombëtar së fundmi edhe për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Mirel Mërtiri sipas të dhënave kishte paguar për ndërtimin e një çerdheje në Tiranë, dhe që kjo e fundit ishte inaguruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Madje në “Çim Peka Live” u shfaq edhe një bisedë mes Mërtirit e Klodian Zotos që flisnin për këtë temë, por Mërtiri nuk kishte shumë për të thënë as për këtë çështje.

I konsideruar si një nga kokat e aferave të incëeneratorëve, Mirel Mërtiri nuk kishte një përgjigje konkrete as për skemën e dherave përmes të cilës kanë qarkulluar miliona euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco