Berisha: Arben Kraja mashtron! Ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ish-oficer i policisë sekrete të komunizmit

Berisha: Arben Kraja mashtron! Ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ish-oficer i policisë sekrete të komunizmit

12:34, 19/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur sot për edhe profilin dhe pozicionin e prokurorit të SPAK-ut, Arben Krajës, i angazhuar në hetimin e nisur ndaj tij për Kompleksin Sportiv Partizani, duke kulmuar së fundi me kërkesën që i paraqiti Kuvendit, për të kërkuar autorizim për arrestimin e deputetit Sali Berisha.

Berisha tha: "Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë. Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë.

Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve?! Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit?! Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Të mos thotë! Kaq!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco