VIDEO/ Vasili: Për herë të parë u ndalua hyrja e deputetëve në Parlament

11:44, 19/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se momentet kur ushtria merr kontrollin e parlamentit janë sa gishtat e dorës në historinë e njerëzimit, ndërsa po ripërsëritet në Shqipëri ku 300gardistë ndalojnë deputetët të futen në parlament.

"Loja finale është kjo, ne në situatën që ndodhemi që kemi në sallë 90 deputetë dhe 300 gardistë, më gjeni një vend në glob ku votohet me 300 e disa trupa brenda. Bota i njeh momentet kur është futur ushtria në sallën e parlamentin me gishtat e dorës, një herë ndodhi në Francë ku Bonoparti u fut në sall dhe njëherë në Romën e Lashtë.

Qindra gardistë paturpësisht fusin duart n trupin e deputetëve, që të lidhen su më sup dhe të ndalojnë deputetët të futen vetëm në Shqipëri ndodh, kjo është puc ku mafia ka rrëmbyer shtetin dhe shteti ka rrëmbyer parlamentin.

Në këtë mënyrë u kanë hequr gojën qindra mijëra shqiptarëve që i kanë votuar dhe kjo punë po bëhet që të ndalojnë komisionet hetimorë ku duan të fshehin dokumentata  e vjedhjeve që ka shkaktuar kjo qeveri dhe korrupsion i nivelit të frikshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco