Mirel Mërtiri kyç gojën për aferën me thjeshtrën e Edi Ramës, bën zhurmuesin dhe shmang përgjigjet

Mirel Mërtiri kyç gojën për aferën me thjeshtrën e Edi Ramës, bën zhurmuesin dhe shmang përgjigjet

00:05, 19/12/2023
A+ Aa A-

Mirel Mërtiri ka kyçur gojën në Çim Peka Live në lidhje me aferën e thjeshtrës së kryeministrit Edi Rama në projektin e EcoParc në Porto Romano në Durrës.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ka pasqyruar të dhëna publike se si kompania ku ka punuar thjeshtra e Ramës ka përfituar 225 mijë euro të paguara nga kompania e cila përfaqësohet nga Mirel Mërtiri.

Pjesë nga intervista:

Këlliçi: Si ka mundësi që në datë 14 maj 2020, ky zotëri është bërë pronar dhe aksioner i kompanisë ‘Artkong’ dhe fiton nga një studim i bërë nga Demare dhe ViktoriaInvest, një nënkontraktim në vlerën 7 milionë dollarë për një landfill aty EcoParc në Porto Romano.

Si ka mundësi që si shofer brenda 6 muajsh fiton një kontratë 7 milionë dollarë? Është e padëgjuar në botë.

Mërtiri: Nqs është e padëgjuar në botë është problemi i juaj po nëse ky djali e ka fituar dhe ka bërë shumë mirë që e ka fituar por çfarë ka të jashtëligjshëm këtu?

Këlliçi: Dua t’ju pyes për të gjithë procedurën që ka ndodhur nga Akumi për një tender që është anuluar në vitin 2019 dhe pastaj me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama është bërë një procedurë tjetër.

Mërtiri: Të lutem, ju përmendët një emër të një personi që nuk është në studio sot dhe përmendët disa kontrate dhe përmendët edhe rolin dhe pozicionin që ka dhe pastaj përmendni dhe një kontratë që s’ka asgjë të keqe. Dhe unë po ju pyes...

Këlliçi: Shoferi juaj, çuditërisht 5 muaj pasi ikën nga ju blen një kompani ;Artkoni’ dhe fiton 7 milionë dollarë nga një studim me një prokurim që ka dhënë kryeministri me EcoParc në Durrës.

Mërtiri: Zotëri nuk e di ka fituar 7 milionë apo jo dhe po të them se çfarë është e jashtëligjshme.

Këlliçi: Nuk po them që është e jashtëligjshme por po ju pyes si e shpjegoni këtë si fenomen pasi ju po thoni që nuk kemi asnjë lidhje me qeverinë, as me kryeministrin, as me kryetarin e bashkisë dhe del që një ish-punonjës i juaj shoferi juaj hap një kompani dhe merr 7 milionë dollarë me nënkotraktim.

Ato para janë dhënë me firmë të kryeministrit, ato para që janë dhënë janë dhënë nga shteti.

Mërtiri: Çfarë është e jashtëligjshme te kjo procedurë, më shpjego?

Këlliçi: Është krej normale sipas jush që shteti jonë i jep 7 milionë dollarë dikujt që 4 muaj më mbrapa i jep kontratë për të bërë një investim kaq të rëndësishëm për vendin.

Mërtiri: Nuk ka bërë kontratë me shtetin...

Këlliçi: E ka marrë me nënkontraktim. Si ka mundësi që inceneratori i Tiranës, që ju përfaqësoni ka paguar 6 muaj para kësaj procedure, KazanovaHernandez, këtë studion e famshme 225 mijë euro që dikur ka qënë e punësuar çuditërisht edhe thjeshtra e Ramës, a keni ndonjë koment, e keni paguar ju, Integretit Energy?

Mërtiri: Nuk e di...

Këlliçi: Këto janë të dhëna publike.

Mërtiri: Unë nuk e di ku punon personi në fjalë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco