Mirel Mërtiri: Kam dalë me humbje te inceneratorët

22:04, 18/12/2023
A+ Aa A-

Mirel Mërtiri ka folur këtë të hënë, në Çim Peka Live, në Syri TV, për milionat e eurove të cilat janë shpërdorur për inceneratorët.

Vlera e shpërdorur deri më tani rezulton 130 milionë euro.

Edhe pse janë marrë miliona euro dhe nuk ka incinerator, Mërtiri në vend që të tregonte se ku kanë shkuar paratë ai tha se ka investuar më shumë se sa ka marrë për inceneratorët.

Ai tha se në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier diferenca në euro është 2 milon euro më tepër investime të kryera sesa lekë të marrë.

Pjesë nga intervista:

Peka: Ka falsifikuar SPAK transferat bankare?

Mërtiri: Patjetër që I ka falsifikuar. Ka falsifikuar vlerat që janë transferuar.

Abilekaj: Koka e ka pranuar. Nuk ka pasur kontestim për faturat. Paratë janë të deklaruara asnjë nuk i ka mohuar.

Mërtiri: Askush nuk po thotë që veprimet financiare nuk janë kryer. Dosja është e falsifikuar dhe për këtë duhet pyetur zoti Klodian Braho (prokurori).

Këlliçi: Ku kanë shkuar paratë e dhëna për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën që janë     

Mërtiri: Nuk mund t’i mbledhësh gjërat në të njëjtën shportë.

Këlliçi: Pse po goditeni nëse nuk jeni fajtor? Pse nuk vini në Tiranë të jepni dëshminë?

Mërtiri: Impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan janë investuar 22 milionë euro dhe i gjen nga ekspertë të SPAK-ut. Unë I referohem vlerësimit nga specialistët e emëruar nga SPAK.  Impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier ka një raport vlerësimi I kërkuar gjatë gjykimit të çështjes ku thueht: Në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier diferenca në euro 2 milon më tepër investime të kryera sesa lekë të marrë. Shoqëria ka investuar më shumë.

Peka: Vlera e investuar në Fier nuk është marrë nga inceneratori i Tiranës?

Mërtiri: Në dijeninë time jo.

Peka: SPAK thotë që Mërtiri është pronar I inceneratorit të Tiranës. Kush është pronari i inceneratorit të Tiranës?

Mërtiri: Ne po flasim për çështje në hetim. SPAK më akuzon si pronar de facto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco