Sali Berisha: Amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP i bëri Veliajt - vepër po aq kriminale sa vet vjedhja e shekullit!

Sali Berisha: Amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP i bëri Veliajt - vepër po aq kriminale sa vet vjedhja e shekullit!

13:01, 15/12/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Sali Berisha, mbajtur sot më 15 dhjetor 2023, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, për cilën SPAK ka nisur hetimet dhe arrestimet e para, duke përjashtuar megjithatë kryefirmëtarin e të gjitha dokumenteve të kësaj skeme grabitjeje, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. 

Sali Berisha: "Erion Veliaj, i cili kërkon tani të strehohet tani te kryehajduti i aferës së inceneratorëve, ka përgjegjësi të plotë penale sepse ai ka firmosur kontratën dhe aneksin e saj, në të cilën siç e dini, Bashkia e Tiranës merr të gjitha përgjegjësitë. Edhe asistencë teknike, edhe shpronësimet dhe të tjera me radhë.

Ndërkohë, siç denoncuam një ditë më parë, i ka dhënë kompanisë 600 mijë metër katrorë pa asnjë proces shpronësimi. I ka nxjerrë nga xhepi dhe ia ka dhënë kompanisë.
Belinda Balluku ka emëruar me një shkresë të veçantë, dy vite më parë, drejtuesin e njësisë së monitorimit të punimeve dhe funksionimit të sipërmarrjes së Sharrës.
Që nga dita e emërimit nga zonja Balluku të zotërisë Henrik Hysenbegasi, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit.

Pra, ka sabotuar me ndërgjegje të plotë, me vetëdije të plotë, observimin, detyrimin që kishte, për të monitoruar projektin.

Dhe sabotimi ka vetëm një shkak: vjedhjen e të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe po kaq të dherave që detyronin bizneset t’i depozitonin kundrejt tarifave skandaloze.

Erion Veliaj sabotoi monitorimin e zbatimit të projektit sepse projekti duhet të ishte vetëm në letër dhe paratë e financuara nga taksapaguesit e Tiranës dhe bizneset, t’i ndante me Edi Ramën dhe hajdutë të tjerë.

Pra, amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP-it, i bëri Erion Veliajt, është një vepër po aq kriminale sa vetë vjedhja e shekullit.

A mundet pra, të arrestohen dy inxhinierë për fajin e vetëm se kanë bërë një propozim, që ua ka sugjeruar vetë Erion Veliaj, por ndërkohë kanë pasur guximin dhe kurajën që në komision të deklarojnë se Bashkia e Tiranës nuk e përballon dot me të ardhura këtë vepër.

Kurse Erion Veliaj shkon dhe jep garanci me shkrim, duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili me ligj është organi i vetëm që ka të drejtë të përcaktojë buxhete dhe përdorimin e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco