SPAK i konfiskoi telefonat kreut të PD Krujë, Bilja i bën thirrje prokurorëve: Mos rrini peng të presioneve politike

SPAK i konfiskoi telefonat kreut të PD Krujë, Bilja i bën thirrje prokurorëve: Mos rrini peng të presioneve politike

12:50, 15/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i degës së PD në Krujë, z. Xhevahir Bilja, ka dhënë një deklaratë sot nga selia e PD ku i ka bërë thirrje SPAK-ut për presionin që po ushtron ndaj tij për shkak të detyrës që mban. 

Blija tha: "Më 13 maj 2023, unë si kryetar i Partisë Demokratike i degës Krujë, 2 ditë përpara zgjedhjeve, pas një takimi me strukturat, erdhi dhe më takoi anëtari i PD Bedri Murati për të më kërkuar makinë me të cilën e kisha marrë me qera pasi kishte punë familjare. Po atë ditë kishim takim me komisioneret dhe bashkë me kandidatin zhvilluam një takim me strukturat.

Më pas kam telefonuar Bedri Muratin dhe pas disa thirrjeve më përgjigjet duke më thënë se në kthim e kanë ndaluar në rrugë Policia e Krujës.

Shkova në komisariat ku takova shefin e krimeve duke kërkuar informacion se përse është ndaluar anëtari i PD. Na kanë thënë që është ndaluar sepse janë gjetur listat publike zgjedhore dhe vlerë monetare e cila ishte rroga e bashkëshortes së tij.

Listat ishin të miat dhe zyrtare të aksesueshme për këto në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Shefit të krimeve i kam thënë që makinë e kam marrë unë me qera dhe listat janë të miat në cilësinë e kryetarit të degës Krujë.

Pas arrestimit të z. Murati më ka thirrur një avokat bashkë me djalin e tij ku më kërkuan një prokurë me noter se makina ishte e imja me kontratë qiraje dhe unë i bëra prokurën.

Për shkak të kësaj historie 7 muaj më parë, 3 ditë më parë më telefonojnë për t’u paraqitur në SPAK ku duhej të shkoja të jepja një deklaratë. Shkova të nesërmen dhe pas marrjes në pyetje për 7 orë më sekuestruan telefonat.

Kjo ishte surprizë për mua. Konfiskimi i telefonave të mi personalë është presion ndaj meje si kryetar i Partisë Demokratike dega Krujë. Nuk më kanë lejuar as të telefonoj familjen me telefonin tim. I bëj thirrje SPAK të mos mbetet peng e presioneve politike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco