SYRI TV/ ‘Nuk mund të blejmë gjel deti, është shumë i shtrenjtë’: Tryeza të varfra në fundvit

11:36, 15/12/2023
A+ Aa A-

Tryezat e familjeve shqiptare këtë fundvit duket se do të jenë më të varfra për shkak të çmimeve të shtrenjta të produkteve ushqimore. Vetë qytetarët pohojnë se do të konsumojnë më pak ushqime këtë fundvit, ndërsa gjelin e detit shprehen se nuk kanë mundësi ta blejnë. Nga ana tjetër tregtarët thonë se nuk kanë rritur çmimet, por vuajnë rënien e ndjeshme të fuqisë blerëse.

Nga SYRI TV

Tryezat e familjeve shqiptare duket se nuk do të kenë larmishmëri dhe do të jenë më të varfra këtë fundvit, pasi rritja e çmimeve në prag festash ka rënduar xhepat e qytetarëve. Për SYRI TV ata shprehen se çmimet janë të larta krahasuar me nivelin e rrogave dhe pensioneve, teksa një pjesë e tyre thonë se këtë fundvit do të konsumojnë më pak ushqime.

Ushqimi tradicional i tryezave të fundvitit në familjet shqiptare, gjeli i detit, tashmë është kthyer në luks. Çmimi i tij është bërë i papërballueshëm, veçanërisht për moshat e treta, të cilët thonë se nuk kanë mundësi ta blejnë.

Nga ana tjetër, tregtarët e fruta-perimeve shprehen se çmimet e produkteve që ata tregtojnë janë brenda normave, por fuqia blerëse ka pësuar rënie të ndjeshme këtë vit, sipas tyre për shkak të shpopullimit të vendit dhe papunësisë.

Prej shumë muajsh vendi ynë po përballet me rritje të çmimeve në çdo sektor, përfshirë këtu edhe produktet ushqimore, të cilat gjatë periudhës së fundvitit shtrenjtohen edhe më shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco