Vokshi: Dhuna e SPAK ndaj gazetarit Qyno, akt i rëndë ndaj medias së lirë e të pavarur

Vokshi: Dhuna e SPAK ndaj gazetarit Qyno, akt i rëndë ndaj medias së lirë e të pavarur

08:26, 14/12/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaron se dhuna e SPAK ndaj gazetarit të "Ora News" Elton Qyno, është akt i rëndë ndaj medias së lirë e të pavarur.

REAGIMI I PLOTË

Dhuna e SPAK ndaj gazetarit Qyno, akt i rëndë ndaj medias së lirë e të pavarur!

Kjo e sotmja është një ditë jo e mirë për lirinë e medias në Shqipëri. Gazetaria e lirë dhe e pavarur ka marrë një goditje të rëndë nga institucioni që në fakt duhet të ishte në krah të tyre.

Dhuna psikologjike, marrja në pyetje për më shumë se 7 orë, shantazhi, bastisjet e shëpisë dhe zyrës nga SPAK - të #papranueshëm e të #dënueshme.

Është detyrë primare e medias së lirë e të pavarur investigimi, zbardhja dhe publikimi i skandaleve, abuzimeve, korrupsionit dhe informimi i publikut, duke mbrojtur burimet e informacionit.

Nuk ka demokraci pa media të lirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco