Blushi: Ndalimi i gazetarit, Qyno është një precedent shumë i rrezikshëm

Blushi: Ndalimi i gazetarit, Qyno është një precedent shumë i rrezikshëm

22:50, 13/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas ndalimit të gazetarit Elton Qyna nga SPAK.

Blushi është shprehur se shtrëngimi për publikimin e burimit, shoqërimi për mbi 10 orë në mjediset e SPAK dhe kontrolli i banesës së gazetarit Elton Qyno, i cili nuk ka kryer asnjë vepër penale, është një precedent shumë i rrezikshëm, cënim flagrant i lirisë së fjalës dhe pavarësisë së medias!

Reagimi:

Shtrëngimi për publikimin e burimit, shoqërimi për mbi 10 orë në mjediset e SPAK dhe kontrolli i banesës së gazetarit Elton Qyno, i cili nuk ka kryer asnjë vepër penale, është një precedent shumë i rrezikshëm, cënim flagrant i lirisë së fjalës dhe pavarësisë së medias!

Drejtësi të re me standardet e hetuesisë së diktaturës nuk mund të ketë!

Solidaritet me gazetarin Qyno, familjen e tij dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco