Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

‘Pengmarrja e gazetarit’/ Peka: Rama dhe SPAK në panik për dosjet e mbyllura me urdhër politik

22:21, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka ka reaguar pas marrjes peng të gazetarit Elton Qyno nga ana e SPAK duke e mbajtur prej më shumë se 7 orë në ambjetet e prokurorisë nën kërcënime dhe shantazh, si dhe duke i ushtruar kontroll në banesën e tij në prezencën e fëmijëve të mitur.

Në postimin e tij në Facebook, Peka thekson se gazetari ka të drejtë të mbrojë burimin e tij në çdo rast dhe se kjo pengmarrje nga ana e SPAK tregon panikun e Ramës për dosjet që ata mbajnë mbyllura me urdhër politik dhe në marrëveshje me bandat kundrejt pagesave të majme.

Sipas Pekës, ‘SPAK do i duhet të marrë në hetim edhe diplomatët e huaj që po i japin informacione me pikatore “gazetarëve të ambasadave” për dosjet që Dumani, Manja, Balla, Aga(s)ci po menaxhojnë në bashkëpunim të madh me bandat’.

Postimi i plotë:

Ajo qe po ben SPAK ne shtepine e gazetarit per te treguar burimet e informacioneve eshte nje terror qe vetem nje shtet policor mund ta beje.

Gazetari ka te drejte te mbroje burimin ne cdo rast.

Gjithsesi kjo e ka nje te mire: Tregon panikun e Rames dhe SPAK per dosjet qe ata mbajne te mbylluara me urdher politik, marreveshje me bandat dhe pagesave te majme (ndoshta edhe ne flori).

PS: SPAK do i duhet te marre ne hetim edhe diplomatet e huaj qe po i japin informacione me pikatore “gazetareve te ambasadave” per dosjet qe Dumani, Manja, Balla, Aga(s)ci po menaxhojne ne bashkepunim te madh me bandat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco