Afera e inceneratorëve/ Lika: Përveç Ramës e Veliajt ka persona të tjerë që i kanë shpëtuar SPAK

21:59, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë Meri Lika e ftuar në Task Force me Sonila Meçon në syri Tv ka treguar se të përfshirë në aferën e inceneratorëve është dhe sekretari i përgjithshëm Ëngjëll Agaçi, ku edhe ky i fundit i ka shpëtuar hetimeve nga SPAK-u.

Lika shpjegon se si në shoqëri private po ashtu edhe në shtet përgjegjësinë e mban titullari i cili vendosi firmën.

“Unë dua të theksoj edhe diçka tjetër sepse këtu tre personat që i kanë shpëtuar, Erion Veliaj, kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm. Unë mendoj që vendimet i kanë marrë të tjetër pa urdhër të tyre. Unë dua të theksoj dy momente që janë neni 15 dhe 21 i kodit të procedurës administrative. I pari që është parimi i përgjegjësisë dhe i dyti i kontrollit. Çdo institucion është përgjegjës për veprimet që ka kryer. Në një shoqëri private kur bilancin e firmos administratori nuk janë më përgjegjës të tjetër që punojnë atje por është vet administratori i shoqërisë që ka firmosur dhe ka çertifikuar bilancin.

Në të njëjtin mënyrë është dhe për shtetin që në institucion publik titullari në momentin që vë firmën duhet të jetë i qartë për atë që po firmos sepse dakort i vendosin tak tak fap por duhen sqaruar.

Sekretari i përgjithshëm në mënyrë që shikon që në proçedurë ka kundërshtim nga një ministër apo tjetër i administratës është i detyruar që ta kthejë çështjen për rishqyrtim ose për të plotësuar dokumentacionin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco