Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Këlliçi nxjer prova të reja për inceneratorët: Gjithë Bashkia në dispozicion të Zotos

18:48, 13/12/2023
A+ Aa A-

Ish deputeti i Partisë Demokratike  Belind Këlliçi publiko provat  se si u përcaktuua pagesat për dherat në djegësin e Tiranës, dhe vënien në dispozicion të Klodian Zotos të gjithë aparatin e Bashkisë Tiranë. Këlliçi akuzoi SPAK-un se ka zhdukur dokumentet e depozituara prej tej dhe se firma e Taulant Tushës, në marrëveshjen e bashkëpunimit, ishte garanci për të shpëtuar Veliajn nga burgu.

SYRI TV

Në vijim të denoncimeve të aferës korruptive me djegësine  tiranë, ish deputeti i PD Belind Këlliçi akuzoi SPAK-un se ka zhdukur dokumentat e dorëzuara prej tij  lidhur me marrëveshjen e Bashkisë së Tiranës me inceneratorin e Sharrës. Sipas Këlliçit firma e Taulant Tushës në këtë marrëveshje, ishte garanci për të shpëtuar Erion Veliajn nga burgu.

Këlliçi denoncoi  edhe vjedhjet të Erion Veliajt dhe Edi Ramës me dherat dhe inertet e inceneratorit fantazëm, duke fryrë sasinë minimale të parashikuar në studimin e fizibilitetit, dhe këtë e kanë bërë në bashkëpunim me policinë.

Sipas Këlliçit, SPAK-u i ka në dorë të gjitha dokumentat që faktojnë se Veliaj është inicues dhe përgjegjës kryesor i aferës së inceneratorëve, ndaj sduhet të mjaftohet me arrestime drejtorësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco