SYRI TV/ Dokumentet, Berisha: Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative

18:30, 13/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar të tjera dokumente për zbërthimin e aferës së inceneratorëve. Berisha solli fakte se si vetëm nga rritja e kostos së ndërtimit dhe caktimit të tarifës 29 euro për ton përllogaritet një abuzim prej 25 milionë eurosh. Vetëm nga depozitimi i dherave, denoncoi Berisha, dyshja Rama-Veliaj kanë përfituar 50 milionë Euro. Lideri i opozitës denoncoi faktin se Erion Veliaj ka anashkaluar Këshillin Bashkiak, duke dhuruar 600 mijë metër tokë kompanisë së inceneratorit, i cili nuk ekziston si objekt.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar  të  tjera provat të cilat faktojnë vjedhjen e 130 milion euroëve me anë të aferës së inceneratorit të Tiranës. Nga selia blu Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Erion Veliaj si përgjegjës të skemës korruptive, si dhe bëri me dije  faktin se kjo dyshe ka vjedhur 61 milionë euro me shpenzimet operative dhe 25 milionë euro nga fryrja  e kostove të ndërtimit.

Berisha theksoi se vetëm nga depozitimi I dherave dhe inerteve në fushën e Sharrës, Rama dhe Veliaj kanë përfituar 50 milionë euro.

Lideri i opozitës denoncoi faktin se Erion Veliaj ka anashkaluar Këshillin Bashkiak, duke dhuruar 600 mijë metër tokë kompanisë së inceneratorit, I cili nuk ekziston si objekt.

Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të prokurëve të spak të cilët nuk hetojnë Ramën dhe Veliajn, si përgjegjës të inceneratorëve, si dhe u shpreh se SPAK po ndërmer procese poltike për të dëmtuar opozitën.

Berisha deklaroi se opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundër saj.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco